Kreu i OBSH: Viti 2022 mund të shënojë fundin e pandemisë

Bota

Kreu i OBSH: Viti 2022 mund të shënojë fundin e pandemisë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 08:28
Ilustrim

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur në vigjilje të Vitit të Ri se 2022 mund të sjellë edhe fundit e pandemisë.

Në një mesazh të ndarë me rastin e vitit të ri, kreu i OBSH tha se bota i ka mjetet që “t’i japë fund kësaj fatkeqësie” ndërsa rastet me Covid arrijnë shifra të reja rekord.

Megjithatë, postimi optimist i Ghebreyesus i ndarë në LinkedIn vinte me një paralajmërim: Sa më shumë të vijojë pabarazia, aq më shumë do të zgjasë edhe pandemia.

“Dy vjet më vonë, mjetet në dispozicion për të luftuar Covid-19 mbeten të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në të gjithë botën. Në Afrikë, tre në katër punonjës të kujdesit shëndetësor mbeten të pavaksinuar, ndërsa njerëzit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po marrin doza të treta përforcuese. Ky hendek ka bërë që shanset për shfaqjen e varianteve të reja më të mundshme, duke na mbyllur në një cikël humbjesh të vazhdueshme, vështirësish dhe kufizimesh,” tha Tedros.

“Nëse i japim fund pabarazisë, i japim fund pandemisë dhe i japim fund makthit global që kemi jetuar të gjithë. Dhe kjo është e mundur,” shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat