​Guterres kërkon të lirohen rezervat e ngrira valutore të Afganistanit

Bota

​Guterres kërkon të lirohen rezervat e ngrira valutore të Afganistanit

Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:08
Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje sot për pezullimin e masave që pengojnë Afganistanin të përdorë paratë e nevojshme për shërbimet bazë dhe bëri thirrje për lirimin e kushtëzuar të rezervave valutore të ngrira të këtij vendi.

“Financimi ndërkombëtar duhet të mundësojë pagesën e pagave të punëtorëve të sektorit publik, si dhe të ndihmojë institucionet afgane të ofrojnë kujdes shëndetësor, arsim dhe shërbime të tjera të nevojshme”, tha Guterres për media në Nju Jork, përcjell Reuters.

Sipas agjencisë britanike, rreth 9.5 miliardë dollarë në rezervat e bankës qendrore afgane janë ende të bllokuara jashtë vendit, kryesisht në SHBA.

“Funksioni i Bankës Qendrore afgane duhet të ruhet dhe ne duhet ta ndihmojmë atë, por edhe të përcaktojmë rrugën për lirimin e kushtëzuar të rezervave valutore”, tha Guterres.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha gjithashtu se duhet bërë më shumë për të shmangur një kolaps ekonomik që do të çonte në varfëri, uri dhe varfëri për miliona qytetarë.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths është planifikuar të zhvillojë nesër një takim online me sekretarin e SHBA-ve, Anthony Blinken.

Guterres tha se ata do të diskutojnë krijimin e mekanizmave që do të "mundësojnë injektimin efikas të fondeve në ekonominë afgane" dhe që gjithashtu do të krijojnë kushte që sistemi financiar në Afganistan të funksionojë në monedhën vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat