Tmerruese! Gruaja ther për vdekje partnerin para syve të ish-bashkëshortes

Bota

Tmerruese! Gruaja ther për vdekje partnerin para syve të ish-bashkëshortes

Më: 15 janar 2022 Në ora: 20:22
Matt Harper dhe partnerja e tij Amy Pakpaha

Një horror i vërtetë mund të konsiderohet ajo çfarë ka ndodhur në Bali, pasi një grua 40-vjeçare goditi me thikë partnerin e saj 38-vjeçar para syve të ish-bashkëshortes së tij gjatë një telefonate me video.

Matt Harper dhe partnerja e tij Amy Pakpaha, me të cilën kishte një lidhje që nga korriku i kaluar, kishin udhëtuar në Bali për pushime, sipas informacioneve të britanikes “Sun”.

38-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në mënyrë tragjike teksa po fliste nëpërmjet një video-telefonate me ish-bashkëshorten dhe vajzën e saj që ndodheshin në Britani.

Pikërisht ky ka qenë momenti kur 40-vjeçarja i është afruar të “dashurit” të saj, për ta vrarë me thikë. Menjëherë më pas ajo ka telefonuar policinë duke pretenduar se burri është goditur vetë me thikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat