Zbulohet një shkëmb i rrallë koral në Tahiti

Bota

Zbulohet një shkëmb i rrallë koral në Tahiti

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:18
Zbulohet një shkëmb i rrallë koral në Tahiti

Shkencëtarët kanë zbuluar një shkëmb koralor gjigant, të shëndetshëm në formë trëndafili, më shumë se 30 metra thellë në brigjet e Tahitit, një zbulim i rëndësishëm pasi shkëmbinjtë koralorë vuajnë nga ndryshimet klimatike.

“Është një nga shkëmbinjtë koralorë më të mëdhenj në botë, më shumë se 30 metra i thellë.

Gjendja perfekte e koraleve në formë trëndafili dhe shtrirja e zonës që mbulojnë e bëjnë këtë një zbulim shumë të pazakontë”, thuhet në një deklaratë nga UNESCO, që mbështet misionin shkencor.

“Është një zonë pak e eksploruar. Ajo që ne dimë mirë janë zona midis zeros dhe 30 metrave”, tha për AFP Laetitia Hedouin, një biologe detare dhe specialiste e koraleve në qendrën franceze të kërkimit CNRS dhe organizatës kërkimore mjedisore CRIOBE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat