Maroku vajton vdekjen e pesëvjeçarit që ra në pus

Bota

Maroku vajton vdekjen e pesëvjeçarit që ra në pus

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 19:10
Maroku vajton vdekjen e pesëvjeçarit që ra në pus

Maroku ishte në zi të dielën pasi ekipet e shpëtimit nxorrën trupin e një djali pesëvjeçar, i cili ishte bllokuar në një pus të nëndheshëm në veri të Marokut.

Shumë kishin shpresuar se fëmija, i quajtur Rayan, kishte arritur të mbijetonte pesë ditët e fundit pavarësisht temperaturave të ulëta. Ai kishte rënë në një pus të ngushtë 32 metra të thellë në fshatin Ighran në provincën Chefchaouen të vendit të martën dhe trupi i tij u gjet të shtunën.

Përpjekja shumëditore e shpëtimit kishte sjellë fokus ndërkombëtar.

Mijëra njerëz shprehën në mediat sociale solidaritetin e tyre për djalin dhe familjen e tij, me hashtagun arab #SaveRayan në trend për orë të tëra në Marok dhe Afrikën e Veriut.

Lojtari i Paris-Saint Germain dhe futbollisti i kombëtares marokene, Achraf Hakimi, ndau një vizatim të Rayan në faqen e tij në Instagram me mbishkrimin “Të Zotit, ne i përkasim dhe Zotit, ne kthehemi” në arabisht.

Disa klube evropiane të futbollit ndanë gjithashtu ngushëllimet e tyre në faqet e tyre arabe të mediave sociale, duke përfshirë Sevillan, Barcelonëm dhe Manchester United, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një të afërmi, familja dëgjoi të qara me zë të lartë nga pusi. Ata arritën të ulnin një telefon me dritën dhe kamerën e ndezur.

Duke folur të premten, i afërmi tha: “Ai po qante ‘më ngrini lart’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat