Përfundon telefonata Johnson-Biden: Ka ende një dritare për diplomacinë dhe Rusinë

Bota

Përfundon telefonata Johnson-Biden: Ka ende një dritare për diplomacinë dhe Rusinë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 21:08
Biden dhe Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord se ka ende një “dritare vendimtare për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës”, gjatë një bisede telefonike sot.

Sipas një deklarate të Downing Street, udhëheqësit thanë gjithashtu se një pushtim do të rezultonte në një “krizë të zgjatur për Rusinë, me dëme të mëdha si për Rusinë ashtu edhe për botën”.

Johnson dhe Biden përsëritën gjithashtu nevojën që vendet evropiane të pakësojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

E gjitha kjo bisedë u bë në lidhje me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat