Biden takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, deklarohen nga Shtëpia e Bardhë

Bota

Biden takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, deklarohen nga Shtëpia e Bardhë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 22:34
Joe Biden, Dmytro Kuleba dhe Vladimir Putin

Shtëpia e Bardhë thotë se Joe Biden u takua të martën me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, për të riafirmuar “angazhimin e SHBA ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Biden e informoi Kuleba-n mbi përgjigjen e SHBA-së ndaj vendimit të Rusisë për të “njohur “pavarësinë e supozuar” të rajoneve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut të kontrolluara nga rebelët, thotë Shtëpia e Bardhë.

Kjo përfshinte sanksione të reja të shpallura sot, dhe një zotim për të vazhduar ndihmën e sigurisë dhe mbështetjen ekonomike për Ukrainën, thotë ai.

“Presidenti Biden përsëriti gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe vendosmëri çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat