Ministri i Jashtëm ukrainas thotë se vendi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të fitojë këtë luftë

Bota

Ministri i Jashtëm ukrainas thotë se vendi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të fitojë këtë luftë

Nga: A.SH Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:57
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se vendi i tij "nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të fitonte këtë luftë", pasi ai përjashtoi lëshimet e mundshme ndaj Rusisë që mund të çonin në një armëpushim.

Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve Bloomberg, Kuleba e përshkroi krizën në vazhdim si "një luftë për ekzistencën tonë" dhe tha se ishte e rëndësishme që Ukraina të ndalonte forcat ruse tani, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.

Ai vazhdoi duke thënë se mesazhi që po ndante me diplomatët nga e gjithë bota ishte "qëndrimi në krah të Ukrainës".

“Ndani fitoren me ne për hir të botës, sepse kjo nuk është vetëm lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ky është një kërcënim që Rusia paraqet për të gjithë botën”, tha ai.

“Duhet t’i ndalojmë këtu në mënyrë që të tjerët të mos vuajnë aq shumë sa ne.

I pyetur për opsionet strategjike që kishte Ukraina, Kuleba tha: "Kjo është një luftë për ekzistencën tonë, sepse Presidenti Putin nuk e njeh identitetin tonë, ai nuk njeh të drejtën e shtetit ukrainas për të ekzistuar.

"Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta fitojmë këtë luftë, sepse është një luftë për ekzistencën tonë."

Kuleba tha se fitimi i luftës do të nënkuptonte rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarë.

“Nuk kemi ndërmend t’i kapim askujt copë toke, qoftë edhe një pëllëmbë të saj, por duam që gjithçka që na përket të jetë e jona”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas përjashtoi lëshimet e mundshme ndaj Rusisë që mund të çojnë në një armëpushim në luftë.

Ai tha: "Kjo është një luftë e paprovokuar. As Ukraina, as Evropa, as NATO, as SHBA nuk e provokuan Putinin të bëjë atë që po bën dhe prandaj ai duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për këtë.

"Të kërkosh opsione për të shpëtuar fytyrën për Putinin është thjesht një qasje e rreme. Lëreni vetë Putinin të gjejë një opsion për të shpëtuar fytyrën."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat