Gjashtë të vrarë në Severodonetsk nga granatimet ruse

Bota

Gjashtë të vrarë në Severodonetsk nga granatimet ruse

Nga: M.H. Më: 25 maj 2022 Në ora: 13:10
Ukrainë

Të paktën gjashtë civilë janë vrarë nga bombardimet ruse, sipas një guvernatori rajonal në Ukrainën lindore.

Zyrtari i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai tha se tetë persona të tjerë u plagosën në qytetin Severodonetsk gjatë 24 orëve të mëparshme, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Severodonetsk është në epiqendrën e luftimeve në zemrën industriale lindore të Ukrainës, Donbas.

Kujtojmë që sulmet e vazhdueshme po vazhdojnë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat