Rusia merr nën kontroll centralin bërthamor të Zaporizhzhya

Bota

Rusia merr nën kontroll centralin bërthamor të Zaporizhzhya

Nga: A.SH Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:48
Udhëheqësit botërorë dënuan Rusinë për sulmin ndaj uzinës në mars

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se trupat ruse kapën termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya të Ukrainës për të mbrojtur lëndët djegëse dhe materialet e tij bërthamore, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Është centrali bërthamor më i madh në Evropë, që prodhon më shumë se gjysmën e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe 20% të furnizimit total me energji elektrike të vendit.

Forcat ruse bombarduan uzinën e Zaporizhzhia më 3 mars dhe më vonë morën kontrollin. Tani vetëm dy nga gjashtë reaktorët e saj janë duke funksionuar.

Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova tha: "Ne përsëri theksojmë se vendosja nën mbrojtje nga personeli ushtarak rus i termocentralit bërthamor Zaporizhzhya ishte i justifikuar nga pikëpamja e parandalimit të një rrjedhjeje të materialeve bërthamore dhe radioaktive në një objekt bërthamor që ndodhi në zonën e operacionit special ushtarak”.

Komentet e saj erdhën si përgjigje ndaj një deklarate nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) se po kërkonte të vizitonte centralin për të kontrolluar plutoniumin dhe uraniumi i pasuruar nuk po devijohej në përdorime të tjera.

Zakharova hodhi poshtë shqetësimet e IAEA, duke thënë se uraniumi ishte i pasuruar pak dhe plutoniumi ishte në karburant të shpenzuar dhe nuk mund të ndahej "pa përdorimin e pajisjeve mjaft komplekse që kanë vetëm disa vende".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat