Stoltenberg shpreson që Suedia bëhet gjithqysh pjesë e NATO-s

Bota

Stoltenberg shpreson që Suedia bëhet gjithqysh pjesë e NATO-s

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Armë dhe sisteme të shumta artilerie u ekspozuan të hënën në Eurosatory, panairin tregtar të mbrojtjes dhe sigurisë që po mbahet në periferi të Parisit.

Zhvillimi dhe teknologjia e armëve që nga lufta në Ukrainë ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga presidenti francez, Emanuel Macron.

“Bota jonë është në rrëmujë, kështu që ne duhet të jemi më të fortë për të mbajtur paqen, për të mbajtur Evropën dhe për të mbajtur vendin tonë”, deklaroi Macron.

Pajisjet e tilla në mbrojte të vendit po synon t’i ketë edhe Suedia e cila tashmë ka shfaqur aspiratën për tu bashkuar me Aleancën më të fortë ushtarake në botë.

Që kjo të jetësohet me shpejtë, në Stokholm shkoi për vizitë kreu i NATO-s, Jens Stolteberg, i cili u shpreh i lumtur që Suedia tashmë po i adreson shqetësimet turke.

“Unë mirëpres që Suedia tashmë ka filluar të ndryshojë legjislacionin e saj kundër terrorizmit dhe se Suedia do të sigurojë që kuadri ligjor për eksportin e armëve do të pasqyrojë statusin e tyre të ardhshëm si anëtare e NATO-s me angazhime të reja ndaj aleatëve”.

Pas dekadash mos-angazhimi ushtarak, lufta e Rusisë në Ukrainë e shtyu Finlandën dhe Suedinë të aplikonin për t’u bashkuar me NATO-n në maj.

Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, po akuzon vendet nordike për mbështetjen e militantëve kurdë, të konsideruar nga Turqia si terroristë dhe ka vënë veton për hyrjen e tyre në aleancë, derisa të ndryshojnë politikat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat