LIVE: Lufta në Ukrainë/ Putini ‘kërcënoi’ Amerikën dhe Perëndimin, vjen reagimi i Scholz – kërkon bisedime me presidentin rus

Bota

LIVE: Lufta në Ukrainë/ Putini ‘kërcënoi’ Amerikën dhe Perëndimin, vjen reagimi i Scholz – kërkon bisedime me presidentin rus

Nga: BOTA SOT Më: 17 qershor 2022 Në ora: 06:04 Përditësuar në ora: 16:48 më 17.06.2022
Vladimir Putin dhe Olaf Scholz

Protesta, sulme dhe sabotazhe: Si është e organizuar rezistenca ukrainase në territoret e pushtuara

Mauro Indelicato Mauro Indelicato

Më 22 maj, një shpërthim tronditi qytetin Enerhodar. Është qyteti ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, rreth 20 kilometra në jug të Zaporizhzhya-s. Këtu rusët mbërritën që në muajin mars, duke pushtuar si zonën urbane ashtu edhe vetë centralin bërthamor. 

Sipas autoriteteve “të reja” lokale të vendosura nga Moska, duke nisur nga data 12 qershor do të shpërndahen dokumentet për marrjen e nënshtetësisë ruse. Prandaj, rajoni duket sikur është plotësisht në duart e Kremlinit. Megjithatë, shpërthim i 22 majit nuk ishte as aksidental dhe as një rast i izoluar. 

Përkundrazi, ishte një sulm ndaj Andriy Shevchyk, kryebashkiakut të emëruar nga rusët. Një shenjë kjo e qartë se si Moska duhet t’i kushtojë vëmendje, jo vetëm fronteve ku po luftonende, por edhe atyre ku ka luftuar tashmë.

Mes protestave, sulmeve dhe sabotazheve

Andriy Shevchyk është sot jashtë rrezikut për jetën, dhe i mbijetoi bombës së vendosur nën shtëpinë e tij. Megjithatë, tani ai dhe administratorët e tjerë të emëruar nga Rusia, kanë filluar të kenë shumë frikë për jetën e tyre. Ditët e fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyka folur për më shumë se 3 mijë vendbanime, qytetetdhe fshatra, që kanë rënë në duart e trupave ruse. 

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Vendstrehimet gjigante të Helsinkit, udhëtim në një vend që është gjithmonë gati për luftë

Riccardo Staglianò Riccardo Staglianò

Helsinki – Tre minuta pa ajër, tre ditë pa ujë, tre javë pa ushqim. Nënkuptohet, kjo është kohae mbijetesës pa këto 3 gjëra. Kjo është një moto për çdo finlandez të rritur. Petri Parviainen, kreu i departamentit të mbrojtjes qytetare, e përsërit këtë për gazetarët e huaj, gjatë një vizite që zhvillojnë në vendstrehimin nëntokësore Merihaka, në qendër të kryeqytetit. 

Nga lart nuk dyshon dot për asgjë:një strukturë e vogël prej xhami dhe çeliku ku shkruhet “parking” dhe “qendër sportive”. Por duke zbritur 5 kate, ose rreth 20 metra nën tokë, kupton se në të njëjtat hapësira të lidhura me korridore të gjata, ka një jetë të dyfishtë. 

Në kohë paqeje, aty zhvillohen ndeshje mini–futbolli me nga 5 lojtarë, hokej me patina merrota apo edhe shërben si një parking makinash. Në kohë lufte, një strehë për mbi 6 mijë qytetarë, me dyer çeliku 15 cm trasha, gati për t’u mbyllur në rastin e një sulm të mundshëm kimik. Një ngjarje, e cila nuk ka ndodhur asnjëherë që nga Lufta e Dimrit e vitit 1939 kundër sovjetikëve (kohë kur finlandezët nisën të ndërtonin 55.500 vendstrehime në qytetetdhe fshatrat e vendit). 

Por kjo nuk i pengon banorët e Helsinkit që t’i mbajnë ato në rregull të pastra prej 80 vjetësh, njëlloj sikur sulmi mund të ndodhë nesër. Një fiksim më se i dukshëm, por që pushtimi i Ukrainës nga Rusia, e bërë të duket si njëqasje shumë e zgjuar. 

“Sistemi është i projektuar në mënyrë të tillë, që i gjithë qyteti të mund të zhvendoset nëntokëbrenda 3 ditëve”- thotë Parviainen. Në fakt, vendstrehimet nëntokësore të Helsinkit, janë 1 herë e gjysmë më të mëdha, pasi banorët janë 650 mijë ndërsa ato mund të nxënë deri në 900 mijë njerëz në raste emergjence.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës: Rrjeti rus i spiunazhit u rrëzua pas disa bastisjeve

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë se në një operacion të posaçëm ka neutralizuar rrjet të gjerë të inteligjencës “FSB” që dyshohet se kishte spiunuar trupat ukrainase dhe duke transmetuar informacione.

Ky shërbim u shpreh se arrestoi atë që pretendon se janë 19 agjentë rusë nëpër Kiev, Kharkiv, Odesa dhe Zaporizhia, si dhe në rajonet Dnipropetrovsk dhe Vinnytsia, raporton Sky News.

Grupi drejtohej nga një agjent i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë në rajonin Kherson.

“Ndër informacionet e mbledhura nga rrjeti ishin hartat elektronike të vendndodhjeve të turmave, infrastrukturës kritike dhe njësive ushtarake ukrainase”, thuhet në njoftimin e shërbimit.

OKB-ja paralajmëron për përkeqësim të situatës humanitare në Ukrainë

Kombet e Bashkuara thanë më 17 qershor se katër muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, situata humanitare në lindje të Ukrainës ka arritur në nivel “jashtëzakonisht alarmues” dhe po vazhdon të përkeqësohet.

“Pothuajse katër muaj që prej nisjes së luftës, situata humanitare në mbarë Ukrainën –veçanërisht në Donbas – është jashtëzakonisht alarmuese dhe po vazhdon të përkeqësohet me shpejtësi”, tha përmes një deklarate agjencia humanitare e OKB-së, OCHA.

OCHA tha se situata “është veçanërisht shqetësuese në dhe përreth Severodonjeckut”, qytetit lindor ukrainas, ku për javë të tëra po zhvillohen luftime të ashpra.

“Në Severodonjeck, siç thamë, mijëra persona – përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar – po përjetojnë bombardime të vazhdueshme dhe luftime”, u tha në deklaratë.

“Palët në konflikt nuk kanë arritur një marrëveshje për të lehtësuar evakuimin e sigurt të civilëve apo për të ofruar qasje të punëtorëve të ndihmës, me qëllim që të jepet ndihma urgjente”.

OKB-ja tha se në këtë qytet ka mungesë “të qasjes në ujë të pastër, ushqim, rrymë dhe produkte sanitare”.

Kjo organizatë po ashtu tha se “armiqësitë aktive po vazhdojnë të përshkallëzohen” në lindje të Ukrainës dhe se lufta, “po ka një barrë të rëndë ndaj civilëve, përfshirë edhe punëtorët e ndihmës”.

“Pavarësisht sfidave të mëdha në qasje, OKB-ja dhe partnerët humanitarë kanë arritur të ndihmojnë mbi 8.8 milionë qytetarë në mbarë Ukrainën qëkur ka nisur lufta”, u tha në deklaratë./REL

“Rusia e ka humbur luftën në Ukrainë”/ Zhduket një tjetër ish-marins amerikan në luftë kundër rusëve

Rusia “tashmë e ka humbur strategjikisht” luftën e saj në Ukrainë, duke marrë humbje të mëdha.

Moska zyrtare  “nuk do të marrë kurrë kontrollin” e ketij vendi, tha Tony Radakin, Shefi i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në një intervistë për agjencinë e lajmeve Press Association.

Nderkohe, ne nje kohe qe lufta eshte ne diten e 114, behet e ditur se një amerikan i tretë, veterani i marinës Grady Kurpasi, është zhdukur në Ukrainë.

Kështu deklaruan zyrtarë të administratës amerikane të cituar nga CNN. 

Hera e fundit që kemi dëgjuar nga ai ishte midis 23 dhe 24 prillit, bene te ditur autoritetet amerikane.

Kurpasi shërbeu 20 vjet në marinën amerikane dhe kishte vendosur të dilte vullnetar në Ukrainë.

Ukraina pret mendimin e KE-së për statusin e kandidatit

Komisioni Evropian pritet që më 17 qershor të japë mendimin për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë evropianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.

Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.

Agjencia gjermane e lajmeve, Dpa, duke cituar burime brenda Komisionit, tha se trupi ekzekutiv i BE-së duket se është në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Takimi do të kryesohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mendimi i Komisionit do të shërbejë si bazë për diskutim në samitin e BE-së që do të mbahet javën e ardhshme – më 23 dhe 24 qershor – ku liderët pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën, por duke vendosur kushte të rrepta, që do të mund të zgjasë me vite apo dekada anëtarësimin e shtetit në BE.

Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania janë në favor që Ukraina të marrë “menjëherë” statusin e vendit kandidat, tha më 16 qershor në Kiev, presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Macron i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin italian, Mario Draghi, dhe presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis.

Vizita e liderëve evropian në Kiev kishte një simbolikë të fuqishme se BE-ja mbështet Zelenskyn, i cili i ka bërë thirrje bllokut evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes procedurave të shkurtuara, duke argumentuar se një gjë e tillë do të ishte “përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit të paprovokuar rus.

Zelensky ka dorëzuar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.

Edhe nëse marrin statusin e shtetit kandidat, si Ukraina ashtu edhe Moldavia do të përballen me sfidën e procesit e anëtarësimit, që mund të marrë vite. Në rastin e Ukrainës, fokusi do të jetë në promovimin e një qeverisjeje të mirë, sundimit të ligjit dhe masave për të luftuar korrupsionin.

Ndërkaq, Gjeorgjia do të jetë në gjendje që të marrë statusin e kandidatit vetëm pasi të ketë përmbushur disa kushte, thanë burimet e cituara nga Dpa-ja.

Macron më 16 qershor po ashtu premtoi se Franca do të rrisë dërgesat me armatime për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të mund të përballet me pushtimin rus.

Dërgesa e re do të përfshijë dhe gjashtë armë të fuqishme të artilerisë, tha Macron, duke shtuar se liderët “po bëjnë gjithçka që Ukraina e vetme të mund të vendosë për fatin e saj”.

Scholz tha më 16 qershor se Gjermania mbështet dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë.

“Kolegët e mi dhe unë kemi ardhur në Kiev sot për të dhënë një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane”, tha Scholz.

Kjo ishte vizita e parë e Scholzit në Kiev që prej fillimit të luftës. Ai ka qenë nën presion që të vizitojë kryeqytetin ukrainas dhe të shprehë solidaritetin e tij me Ukrainën.

Ndërkaq, kryeministri italian Draghi, shprehu shqetësimet lidhur me me drithërat e Ukrainës, të cilat nuk po mund të eksportohen për shkak të bllokadave të Rusisë në portet e Detin të Zi. Ai tha se bllokada mund të sjellë “katastrofë në mbarë botën”.

“Ne duam që mizoritë të ndalen dhe ne duam paqe”, tha Draghi. “Por, Ukraina duhet ta mbrojë veten dhe do të jetë vetë Ukraina që do të zgjedhë paqen që do”.

Si Macron ashtu edhe Scholz po ashtu thanë se Ukraina duhet të përcaktojë kushtet e çdo marrëveshjeje të mundshme të paqes me Rusinë./REL

Si përcaktohet çmimi i grurit?

Gruri është bërë shumë më i shtrenjtë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Si krijohet çmimi i grurit dhe çfarë lidhje kanë bursat me të?

Për shumë vite, çmimi i një ton grurë lëvizte rreth 200 euro. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai është dyfishuar në rreth 400 euro. Ky dyfishim është një shok, veçanërisht për njerëzit në vendet më të varfra, të cilët shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave për ushqim.

Vetëm rreth një e katërta e të korrave globale të grurit prej 785 milionë tonësh del në tregun ndërkombëtar. Deri tani pjesa më e madhe shitet, përpunohet dhe hahet (p.sh. në formën e bukës) në vendet ku prodhohet. Çmimet dhe cilësia mund të ndryshojnë shumë në varësi të rajonit.

Bursat e mëdha

Megjithatë, kur bëhet fjalë për grurin, zakonisht flitet për një çmim të tregut botëror që krijohet në bursa të veçanta. "Ne kemi dy bursa të mëdha në botë - CBOT (Chicago Board of Trade) në Çikago dhe Euronext në Paris", thotë Wolfgang Sabel, drejtor menaxhues i Kaack Terminhandel në Cloppenburg, një ofrues shërbimi i specializuar në tregtimin e produkteve bujqësore.

"Këto bursa janë në thelb barometri i çmimeve nën mbikëqyrjen e shtetit. Ato janë të rregulluara dhe punojnë me standarde dhe parime të përcaktuara. Vetëm oferta dhe kërkesa vendosin për çmimin."

Standardizimi do të thotë që sasia dhe cilësia janë të përcaktuara saktësisht. Një shembull: 50 ton grurë bukë me origjinë nga BE, ka minimumi 11 përqind proteina, maksimumi 15 përqind lagështi. Vetëm ky standardizim lejon tregtinë globale.

Për prodhuesit, tregtarët dhe përpunuesit e grurit, ky çmim i përcaktuar në bursa është si çmimi i shitjes me shumicë, thotë Sabel. Pra një lloj udhëzimi që të gjithë e përdorin si udhërrëfyes. Devijimet janë të mundshme në raste individuale, në varësi të situatës në vend.

Sigurimi i çmimeve

Përveç çmimit, bursat për mallrat në të ardhmen kanë një funksion tjetër të rëndësishëm: u ofrojnë prodhuesve, përpunuesve dhe tregtarëve mundësinë për të siguruar llogaritjet e tyre.

Sabel përmend shembullin e një zinxhiri supermarketesh që kërkon një ofertë nga një mulli gruri për dërgimin e një sasie më të madhe mielli në pako 500g në shtator. "Sigurisht, ju nuk e dini ende se si do të jetë çmimi i grurit në shtator. Por ju mund të bëni një kontratë për të ardhmen", thotë Sabel.

Kontratat e së ardhmes janë kontrata të lidhura në bursat kryesore për diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Në shembullin tonë, mulliri siguron sasinë e kërkuar të grurit në shtator me një çmim fiks dhe bën llogaritjen e tij për ofertën në rrjetin e supermarketeve mbi këtë bazë.

Në shtator, mulliri pastaj dorëzon grurin nga dyqani lokal i fermerëve dhe paguan çmimin aktual. Le të themi se është rreth 400 euro për ton. Mirëpo, mulliri ka lidhur kontratë në heret për 300 euro për ton. Do të thotë, ai paguan 100 euro për ton më shumë sesa ishte planifikuar dhe merr një kredi prej 100 euro për ton përmes llogarisë në bursë. Në fund ka një çmim prej 300 euro për ton, mbi të cilin mulliri ka bazuar përllogaritjet e tij. Në parim, është e mundur të mbulohen çmimet deri në dy vjetët e ardhshme, thotë Sabel.

Baza e kalkulimeve

Në këtë mënyrë fermerët mbrohen edhe nga luhatjet e çmimeve. "Nëse një fermer ka siguruar një çmim prej 300 euro për prodhimin e ardhshëm dhe çmimi shkon deri në 400 - atëherë ai fiton më shumë para duke e shitur atë. Por duhet të paguajë diferencën përmes llogarisë së tij të këmbimit. Nga ana tjetër, nëse çmimi i grurit bie në 200, do të kompensohet humbja nëpërmjet llogarisë në bursë”, shpjegon Sabel.

Baza e të gjitha transaksioneve është gruri që është aktualisht i disponueshëm. Por mbrojtja e çmimeve funksionon thjesht përmes llogarive të bursës, pa pasur një dërgesë reale të grurit pas çdo kontrate. "Bursa balancon vetëm vlerat financiare pa ndërhyrë fizikisht në cikël”, thotë Wolfgang Sabel.

Sabel thotë se të gjithë klientët e tij janë kultivues, tregtarë ose përpunues gruri. Por ky nuk është një parakusht për t'u përfshirë në bursat e të ardhmes së mallrave. Këtu ka edhe spekulatorë të pastër që nxjerrin fitimet e tyre nga diferencat midis zhvillimeve të pritshme dhe atyre aktuale të çmimeve. Dhe të ashtuquajturit arbitrazhë përpiqen të përfitojnë nga diferencat e çmimeve rajonale, për shembull në bursa të ndryshme.

Nuk shihet ndonjë përmirësim në horizont

Rritjet aktuale të çmimeve prej më shumë se 400 euro për ton grurë janë për shkak të faktit se dy palët në luftë, Rusia dhe Ukraina, prodhojnë së bashku rreth një të tretën e grurit që nxirret në tregun botëror, pra që eksportohet  - rreth 60 milionë nga 200 milionë tonë. "Bota nuk mund të heqë dorë nga gruri i Ukrainës dhe Rusisë, sasitë janë thjesht tepër të mëdha," thotë Sabel.

Në këtë situatë, gjithçka mund të ndikojë në çmim dhe të çojë në luhatje të forta: Raportet e përditshme për luftën në Ukrainë si dhe parashikimet për të korrat e ardhshme në SHBA.

Situata është veçanërisht dramatike sepse shumë nga blerësit e grurit janë vende në zhvillim dhe të pazhvilluara, përfshirë këtu edhe shumë vende në Afrikë. "Në këto vende, njerëzit shpenzojnë 60-80 përqind të të ardhurave të tyre të disponueshme për ushqim”, thotë Sabel. "Nëse buka është një nga ushqimet më të rëndësishme dhe papritmas është dy herë më e shtrenjtë, sepse çmimi i tregut botëror është rritur nga 200 në 400 euro për ton, atëherë kjo ka një ndikim”.

Shoqata Gjermane e Fermerëve pret që çmimet e grurit të mbeten të larta, pavarësisht nga lufta në Ukrainë. Çmimet janë rritur edhe përpara për shkak të pandemisë Corona. "Ne kemi mungesë të plehrave dhe çmime jashtëzakonisht të larta të plehrave," thotë presidenti i Shoqatës Joachim Rukwied. Ka edhe probleme me zinxhirin e furnizimit, e ka mungesë edhe të pjesëve rezervë për shumë makineri. "Ne nuk mund të presim një rritje relativisht të shpejtë të prodhimit."

Ndërmjetësi Wolfgang Sabel ka një pikëpamje të ngjashme. "Të paktën deri në vitin 2023, gruri do të mbetet i shtrenjtë”./DW

Katër vende të BE-së pro perspektivës “së menjëhershme” të pranimit për Ukrainën

Vendet udhëheqëse të BE-së tregojnë solidaritet politik për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE. Samiti i BE-së do të vendosë javën e ardhshme, nëse Ukraina do të marrë statusin e lakmuar të kandidatit.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të Gjermanisë, të Francës, të Italisë dhe të Rumanisë u shprehën në Kiev në favor të dhënies së statusit të menjëhershëm të kandidatit për në BE-në Ukrainës dhe republikës fqinje të Moldavisë. Kancelari Federal Olaf Scholz theksoi: "Ukraina është pjesë e familjes evropiane".

Komisioni i BE-së dëshiron të paraqesë sot (17.06) rekomandimin për dhënien e statusit të menjëhershëm të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë, por vendimi për këtë duhet të merret njëzëri dhe kjo mund të ndodhë ndoshta në samitin e javës së ardhshme në Bruksel.

Kritere të qarta

Megjithatë pranimi në Bashkimin Evropian lidhet me "kritere të qarta" të cilat "duhet të respektohen nga të gjithë". Ndër to bëjnë pjesë demokracia dhe sundimi i ligjit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se statusi i kandidatit duhet të shoqërohet me një udhërrëfyes konkret dhe në këtë mes duhet të merren parasysh edhe dëshirat për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin italian, Mario Draghi, dhe presidentin rumun, Klaus Iohannis: "Vendi ynë është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t'u bërë një anëtar i plotë i BE-së". Statusi kandidat për anëtarësim në BE është një "mundësi historike" për të forcuar stabilitetin evropian.

Evropa përkrah Ukrainës deri në fitore

Por ndërsa lidhur me statusin e kandidatit për Ukrainën kancelari ishte i qartë, ai nuk u shpreh qartë lidhur me kërkesat e Ukrainës për tanke dhe armë gjermane. Në konferencën për shtyp Olaf Scholzi nuk premtoi furnizime të reja me armë, megjithëse nevoja për to në Ukrainë po rritet çdo ditë për shkak të luftimeve të ashpra në Donbas. Kancelari përsëriti zotimet e mëparshme për tanke Gepard dhe raketa, por nuk përmendi afate për dërgimin e tyre. Edhe presidenti francez Macron premtoi se do të dërgojë sërish raketa, por asgjë më shumë./DW

Më shumë armë të rënda i premtohen Ukrainës

Gjatë dy ditëve të fundit, ministrat e mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe aleatët janë takuar në Bruksel për të diskutuar mbi luftën në lindje, mes tyre edhe Oleksii Reznikov i Ukrainës.

“Jam krenar që të gjithë kolegët i admirojnë ushtarët tanë dhe trimërinë e tyre”, tha ai, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Ata e kuptojnë se ne po luftojmë jo vetëm për Ukrainën, por edhe për një Evropë të lire.

Ndërsa nuk u fut në detaje, ai thotë se “mesazhi kryesor është se do të ketë furnizime” të “cilësisë së lartë”.

"Por jo gjithçka mund të bëhet publike këtu dhe tani. Gjithçka do të bëhet më vonë."

Cituar në një postim në Facebook në faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ai foli se për çfarë do të përdoret çdo armë që i jepet Ukrainës.

Një pjesë e hezitimit midis vendeve perëndimore për të dërguar armë të rënda - të tilla si sistemet e raketave me rreze të gjatë - ka qenë për shkak të shqetësimeve se ato mund të përdoren për të goditur objektivat në Rusi.

Reznikov tha: Ukraina nuk ka ndërmend të përdorë armë për të sulmuar Rusinë apo për të kapur territoret e saj.

"Ne nuk kemi nevojë për gjëra që nuk na përkasin neve. Ne mbrojmë tonat: jetët e njerëzve tanë dhe tokën tonë".

"Ne po çlirojmë Ukrainën e lirë nga pushtimi rus."/M.H.

Mbretëria e Bashkuar ka shumë gjasa të shtojë qindra trupa të tjera në forcën e NATO-s

Me luftën në Ukrainë që vazhdon të ngrejë pyetje në lidhje me sigurinë për pjesën tjetër të Evropës, Britania e Madhe pritet të rrisë forcat e saj në Estoni.

Sipas sekretarit të mbrojtjes Ben Wallace, Britania ka "shumë të ngjarë" të dërgojë qindra trupa të tjera në një forcë të NATO-s atje, e ngarkuar me frenimin e Rusisë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Një veprim i tillë duket se do të finalizohet në prag të një samiti historik të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në fund të muajit në Spanjë.

Detaje më të hollësishem nuk janë dhënë./M.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat