U kap ditë më parë nga rusët, liriohet mjekja e Mariupolit

Bota

U kap ditë më parë nga rusët, liriohet mjekja e Mariupolit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Trupat ruse kanë liruar një punonjëse të njohur të kujdesit shëndetësor, e cila përdori një kamerë trupi për të regjistruar punën e saj në Mariupol.

Yuliia Paievska, e njohur në Ukrainë si Taira, kishte arritur t'i transmetonte klipet në shërbimin e lajmeve Associated Press, përcjell "Bota sot".

Të nesërmen, ajo u kap nga forcat ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi lirimin e saj dhe tha se ajo është"tashmë në shtëpi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat