Presidenti kazak ia thotë në sy Putinit: Nuk do t’i njohim si shtete Donetskun dhe Luhanskin

Bota

Presidenti kazak ia thotë në sy Putinit: Nuk do t’i njohim si shtete Donetskun dhe Luhanskin

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:29
Foto nga takimi

Vladimir Putin në një forum ekonomik në Rusi u përpoq të justifikonte luftën në Ukrainë, por se kishte lider botëror që nuk u pajtua me të.

I ulur pranë tij në skenë, një aleat kryesor i presidentit rus, Kassym-Jomart Tokayev nuk u pajtua me liderin e Rusisë, raporton bloomberg.

Pasi i pari i shtetit rus argumentoi se po mbronte rusishtfolësit në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës lindore, të cilat Rusia i kishte njohur si të pavarura disa ditë përpara pushtimit, fjalën e mori presidenti i Kazakistanit, Tokayev.

“Kazakistani nuk njeh territore thuajse shtetërore, të cilat sipas mendimit tonë janë Luhansku dhe Donetsku”, tha Tokayev.

“Kaosi do të lindte në botë nëse do të shfaqeshin qindra vende të reja, megjithëse ka një konflikt midis parimeve ligjore të integritetit territorial të shteteve dhe të drejtës së njerëzve që jetojnë në to për vetëvendosje”, tha ai.

Mosmarrëveshja e Tokayevit në takimin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg ishte një shuplakë për Kremlinin, i cili po kërkonte të dëshmonte se Rusia po sfidonte me sukses sanksionet e SHBA-së dhe Evropës.

Kjo ishte edhe më e rëndësishme sepse Putin dërgoi trupa në Kazakistan në muajin janar me kërkesë të presidentit të Kazakistanit për të ndihmuar në shtypjen e asaj që presidenti kazak e quajti një tentativë për grusht shtet.

Ndryshe, dyja vendet gjithashtu janë anëtare të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një rival i Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Moska.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat