Lituania 'gati' për çdo masë hakmarrëse nga Rusia

Bota

Lituania 'gati' për çdo masë hakmarrëse nga Rusia

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:11
Gitanas Nauseda

Lituania tha se është e përgatitur nëse Rusia e shkëput atë nga rrjeti rajonal i energjisë në shenjë hakmarrjeje për bllokimin e tregtisë në enklavën e Kaliningradit, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Gitanas Nauseda tha se nuk pret një konfrontim ushtarak, duke thënë: “Ne jemi të gatshëm dhe jemi të përgatitur për veprime jo miqësore nga Rusia (në përgjigje), si shkëputja nga sistemi BRELL (rrjeti elektrik) apo të tjera”.

Shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia ende varen nga Rusia për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Megjithatë, Lituania instaloi pajisje në lidhjen e saj të energjisë me Poloninë vitin e kaluar për t'u lidhur shpejt me rrjetin evropian kontinental si një politikë sigurimi në rast se Rusia ndërpret rrjedhën e energjisë elektrike, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat