Johnson lavdëron veprimet e Gjermanisë si kundërpërgjigje ndaj invazionit rus

Bota

Johnson lavdëron veprimet e Gjermanisë si kundërpërgjigje ndaj invazionit rus

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:08
Boris Johnson

Para se të takohej me presidentin francez Emmanuel Macron në Samitin e G7-ës që po mbahet në Gjermani, kryeministri britanik Boris Johnson është pyetur nëse Franca dhe Gjermania po bëjnë mjaftueshëm për ta ndihmuar Ukrainën.

Ai gjatë përgjigjes së tij, është fokusuar më shumë në përgjigjet e Gjermanisë kundër agresionit rus, pa e përmendur fare Francën.

“Shikoni gjermanët çfarë kanë bërë vetëm”, shtoi Johnson.

Ai tha se kancelari gjermane Olaf Scholz ka dërguar armë në Ukrainë.

“Ne kemi 4 për qind të gazit që vjen nga Rusia, e në Gjermani është 40 për qind. Ata po përballen me presion të madh – po kanë probleme me resurse të energjisë që duhet t’i kërkojnë diku tjetër. Ata në fakt po e bëjnë këtë, po bëjnë përpjekje të mëdha e sakrificë të paparë. Këtë po e bëjnë sepse e kanë parë çmimin që ia vlen të paguhet për lirinë”, shtoi kryeministri britanik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat