Lavrov: “Perdja e re e hekurt” po zbret mes Rusisë dhe Perëndimit

Bota

Lavrov: “Perdja e re e hekurt” po zbret mes Rusisë dhe Perëndimit

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 17:47
Sergei Lavrov

Një “perde e re e hekurt” po zbret mes Rusisë dhe Perëndimit, ka thënë ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov, përcjell Bota sot.

Duke folur në një konferencë shtypi, z. Lavrov tha: "Praktikisht tashmë ka filluar të zbatohet. Le të sillen me kujdes."

Komentet vijnë disa ditë pasi Lavrov paralajmëroi Perëndimin se "sa më shumë armë të pompohen në Ukrainë, aq më gjatë do të vazhdojë konflikti dhe aq më gjatë do të zgjasë agonia e regjimit nazist të mbështetur nga kryeqytetet perëndimore".

Rusia ka fajësuar vazhdimisht Perëndimin për zgjatjen e konfliktit, të cilin Moska e quan një "operacion special ushtarak" dhe ka shënjestruar sulmet me raketa kundër depove të armëve që ruanin armët e ofruara për Kievin nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat