Ministri i Ekonomisë i Argjentinës jep dorëheqjen

Bota

Ministri i Ekonomisë i Argjentinës jep dorëheqjen

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:25
Martin Guzman

Ministri i Ekonomisë i Argjentinës, Martin Guzman, ka dhënë dorëheqjen.

39-vjeçari nuk tregoi arsyen e dorëheqjes.

Por në një letër prej shtatë faqesh të postuar në Twitter, ai sugjeroi se betejat e brendshme ishin të paktën një pjesë e arsyes së largimit, duke i bërë thirrje Fernandez të ndreqte ndarjet në mënyrë që “ministri i ardhshëm të mos vuajë” të njëjtat vështirësi që vuante ai.

Guzman, i cili ishte përplasur me zëvendëspresidenten Cristina Fernandez de Kirchner, një ish-presidente e fuqishme me dy mandate, tha se ai ruante besimin në vizionin për rrugën që Argjentina duhet të ndjekë.

Ish-ministri ishte forca shtytëse në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re prej 44 miliardë dollarësh me FMN-në në fillim të këtij viti për të zëvendësuar një program të dështuar nga viti 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat