Ukrainasja bëhet gruaja e dytë që fiton "Nobelin" e matematikës

Bota

Ukrainasja bëhet gruaja e dytë që fiton "Nobelin" e matematikës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:40
Fituesja e e Medales Fields, Maryna Viazovska pozon me medaljen e saj gjatë ceremonisë së çmimeve në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve 2022 (ICM 2022). Helsinki, Finlandë, 5 korrik 2022.

Katër matematicienë, përfshirë ukrainase Maryna Viazovska, janë vlerësuar me medaljen prestigjioze Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë.

Kështu njoftoi juria e Unionit Ndërkombëtar Matematikor më 5 korrik.

Viazovska është gruaja e dytë që fiton këtë çmim, i cili konsiderohet i barabartë me çmimin Nobel për matematikë.

Fituesit e tjerë ishin matematikani francez, Hugo Duminil-Copin nga Universiteti i Gjenevës, matematikani koreano-amerikan, June Huh nga Princeton dhe matematikani britanik, James Maynard nga Universiteti i Oksfordit.

Medalja Fields u jepet çdo katër vjet matematikanëve nën 40 vjeç.

Maryam Mirzakhani, një profesoreshë me origjinë iraniane në Universitetin e

Stanfordit, ishte gruaja e parë që mori çmimin për punën e saj në 2014.
Ajo vdiq nga kanceri i gjirit në 2017./REL

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat