Zjarret djegin ishujt grek

Bota

Zjarret djegin ishujt grek

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Këto janë pamjet që vijnë nga ishulli grek i Lesvos, teksa flakët kanë takuar detin.

E gjithë zona turistike është përfshirë nga zjarret masive teksa një resort në bregdet u shkrumbua ndërsa flakët nuk kursyen as shezlonet. Zjarri nisi një kodër duke u përhapur më pas në gjithë bregdetin. Autoritetet evakuuan banorët por edhe turistë të shumtë që po frekuentonin ishullin.

Dhjetëra banesa u dogjën pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe banorëve të ishullit për të shuar flakët.

Situata duke e njëjtë në të gjithë Greqinë teksa 24 orët e fundit një vatër u përhap me shpejtësi në Parkun Kombëtar “Dadia” në pjesën verilindore.

Ekipet e zjarrfikësve dhe punëtorët e pyjeve krijuan korridore, duke prerë pemët me qëllim ndërprerjen e përhapjes së flakëve. Autoriteteve vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre nga toka dhe ajri teksa janë angazhuar 320 zjarrfikës.

Sipas mbrojtjes civile, pothuajse të gjithë helikopterët dhe avionët zjarrfikës në dispozicion janë aktualisht në përdorim në mbarë vendin.

Vetëm në 24 orët e fundit autoritetet pohojnë se 141 zjarre janë regjistruar në të gjithë Greqinë. Gjithashtu një nënstacion i energjisë elektrike ka marrë flakë pranë qytetit të Larisës.

Zjarret janë ndihmuar nga temperaturat e larta, të cilat prej ditësh i kalojnë 40 gradë të Greqi, teksa metereologët theksojnë se i nxehti dhe thatësira do të jetë deri në fillim të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat