Shpyllëzimi i Amazonës arrin në nivele rekord

Bota

Shpyllëzimi i Amazonës arrin në nivele rekord

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 20:37
Pamje e Amazonës që digjet ndërsa pastrohet nga fermerët pranë Apui, Shteti i Amazonas, Brazil 11 gusht 2020.

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil arriti një nivel rekord për shtatë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave paraprake të publikuara të premten, ndërsa rajoni i afrohet pikut tradicional të sezonit vjetor të zjarreve.

Të dhënat satelitore të qeverisë braziliane treguan se 5.474 kilometra katrorë pyje u prenë në rajon nga janari në korrik, 7.3% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, e barabartë me një zonë shtatë herë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut. Duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar, ky ishte shpyllëzimi më i madh që nga viti 2015-të, sipas agjencisë kombëtare të kërkimit hapësinor “Inpe”, e cila mbledh të dhënat.

Vetëm në korrik, shpyllëzimi arriti në 1.487 kilometra katrorë, afërsisht në përputhje me të njëjtin muaj të vitit 2021.

Ambientalistët dhe ekspertët fajësojnë Presidentin brazilian Jair Bolsonaro për kthimin e ligjit mbi mbrojtjen mjedisore, që i hap rrugë fermerëve për të pastruar ilegalisht më shumë sipërfaqe pyjore nga Amazona.

"Shifrat tronditin, por mos u habitni," tha Marcio Astrini, kreu i grupit lokal mjedisor Observatori Klimatik, duke shtuar se shpyllëzimi në Amazonë ishte pasojë e politikave të qeverisë që reduktojnë mbrojtjen.

Zyra e Bolsonaro i dërgoi një kërkesë për koment Ministrisë së Mjedisit, e cila tha se në 12 muajt deri në korrik kishte një rënie prej 2.16% në shpyllëzimin gjatë vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, autoriteti mjedisor i Brazilit dha një leje fillestare që do të lejojë që një autostradë të ndërtohet përmes qendrës së pyllit tropikal, një lëvizje që kërcënon të rrisë më tej shpyllëzimin e saj./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat