Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

Bota

Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 16:25
Salman Rushdie

Ministria e Jashtme e Iranit mohoi të hënën përfshirjen e Iranit në sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie. 

Një zëdhënës i ministrisë u tha gazetarëve se “askush nuk mund të fajësohet me përjashtim të vetë shkrimtarit Rushdie dhe mbështetësve të tij”. 

Novelisti vazhdon të jetë në spital dhe një agjent i tij tha se “ ndonëse ai ka një rrugë të gjatë përpara drejt përmirësimit, gjendja po ecën në drejtimin e duhur”. 

Djali i shkrimtarit, Zafar Rushdie, përmes një deklarate vinte në dukje se “ndonëse plagët janë të rënda, ai nuk e ka humbur ndjenjën e humorit”. 

Hadi Matar, personi i akuzuar për sulmin me thikë ndaj shkrimtarit, ndërsa ai po ngjitej në skenë për një fjalim, deklaroi pafajësinë para gykatësit. Ai po mbahet i arrestuar nën akuzat për sulm dhe tentativë vrasje. 

Në vitin 1988, pas botimit të librit të famshëm “Vargjet Satanike”, Ajatollahu Ruhollah Khomeini, udhëheqësi suprem i Iranit në atë kohë, lëshoi një urdhër fetar, “fatwa” për vrasjen e shkrimtarit, ose të kujtdo tjetër që kishte lidhje me botimin e librit, pasi ai konsiderohej si blasfemi ndaj Isamit. 

Megjithëse Khomeini ka vdekur, “fatwa” vazhdon të jetë në fuqi. 

Salman Rushdie jetoi i fshehur për rreth 9 vjet pas lëshimit të urdhërit, por më pas ka kaluar një jetë më normale./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat