Ky është shteti i parë që njeh referendumet ruse në Ukrainë

Bota

Ky është shteti i parë që njeh referendumet ruse në Ukrainë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:15
Foto nga takimi

Rusia njoftoi aneksimin e 4 rajoneve ukrainase të premten e kaluar pas referendumeve të mbajtura nën hijen e luftës dhe perëndimi premtoi se nuk do t’i njohë kurrë ato, por ka nga ato vende që te Kremlini shohin aleatin e përjetshëm dhe strategjik.

Kështu, Koreja e Veriut është zyrtarisht vendi i parë që ka njohur rezultatet e referendumeve në katër rajonet e pushtuara të Ukrainës, shkruan Reuters. 

“Ne respektojmë vullnetin e banorëve që donin ribashkimin me Rusinë dhe mbështesim qëndrimin e qeverisë ruse që këto zona të bëhen pjesë e vendit. Referendumet u mbajtën në përputhje me Kartën e OKB-së, e cila sanksionon parimet e barazisë së popujve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje.

Kjo u realizuar në përputhje me procedurat ligjore që lejuan vullnetin e popullit të dy republikave dhe të dy rajoneve”, thuhen në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtmet të Koresë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat