​Stoltenberg dënon testimet e raketave të Koresë së Veriut

Bota

​Stoltenberg dënon testimet e raketave të Koresë së Veriut

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

NATO ka kritikuar Korenë e Veriut për kryerjen e një sërë testimesh raketore gjatë ditëve të fundit ndërsa i bëri thirrje regjimit autokratik që të angazhohet në diplomaci.

“Unë dënoj fuqishëm testet e rrezikshme dhe destabilizuese të raketave të Koresë së Veriut”, tha lideri i Aleancës, Jens Stoltenberg në Twitter.

“Testet e raketave shkelin rezolutat e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, tha Stoltenberg, duke shtuar se Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga programet e raketave bërthamore dhe balistike të vendit.

“NATO qëndron në solidaritet me Japoninë, Korenë e Jugut dhe partnerët e aleancës Zelandën e Re dhe Australinë”, tha Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat