LIVE: Rusët planifikojnë sulme të reja, i dalin në mbështetje ushtarët e këtij shteti – Biden i del në ndihmë Ukrainës

Bota

LIVE: Rusët planifikojnë sulme të reja, i dalin në mbështetje ushtarët e këtij shteti – Biden i del në ndihmë Ukrainës

Nga: BOTA SOT Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 00:21 më 29.11.2022
Pamje nga Ukraina

Shpërthimet ruse lënë pa drita Ukrainën, mjekët operojnë duke u ndriçuar me fener

Kirurgu Oleh Duda nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të punonte vetëm me një fener. Energjia erdhi kur një gjenerator filloi të punonte tre minuta më vonë, por u ndje si një përjetësi.

Këto minuta fatale mund t’i kishin kushtuar me jetë pacientit”, tha Duda për Associated Press. Operacioni në një arterie kryesore u zhvillua më 15 nëntor, kur qyteti në Ukrainën perëndimore pësoi ndërprerje energjie elektrike, ndërsa Rusia lëshoi ​​një tjetër breshëri raketash në rrjetin elektrik të Ukrainës, duke dëmtuar gati 50% të objekteve energjetike të vendit.

Dr. Oleh Duda, një kirurg kanceri në një spital në Lviv, Ukrainë, ishte në mes të një operacioni të komplikuar dhe të rrezikshëm kur dëgjoi shpërthime aty pranë. Pak çaste më vonë dritat u fikën.

Duda nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të punonte vetëm me një fener për dritë.

Zelensky: Rusët bombarduan Khersonin 258 herë gjatë javës së kaluar

Forcat ruse bombarduan 30 vendbanime në rajonin jugor Kherson të Ukrainës 258 herë gjatë javës së kaluar, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Forcat ruse u tërhoqën nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në fillim të këtij muaji, por kanë bombarduar qytete dhe fshatra, duke përfshirë qytetin e Kherson, nga pika të reja të favorshme në bregun përballë.

Në fjalimin e tij të natës me video, Zelensky tha gjithashtu se forcat ruse kishin dëmtuar një stacion pompimi që furnizonte me ujë qytetin e Mykolaiv, në veriperëndim të Khersonit.

Rekrutët e rinj rusë stërviten në Bjellorusi para dislokimit të tyre në Ukrainë

Sipas vëzhguesve ushtarakë, presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, po lejon deri në 10,000 trupa ruse të mobilizuara së fundmi të stërviten në vendin e tij dhe i ka ofruar Moskës të paktën 211 pajisje të rënda ushtarake, duke përfshirë kamionë dhe tanke. Kritikët, si udhëheqësja e opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, thanë për Zërin e Amerikës se zoti Lukashenko po përpiqet të ndihmojë ushtrinë e goditur të Rusisë. 

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya thotë se presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, është i përkushtuar në përpjekjet për të ndihmuar aleatin e tij më të rëndësishëm, Presidentin rus Vladimir Putin. 

“Duke ofruar një mbështetje të tillë materiale, ai po blen kohë në pushtet. Ai dëshiron të tregojë se është besnik ndaj Putinit”, thotë ajo. 

Rusia ka përdorur territorin e aleates së saj, Bjellorusisë, për sulmin në Ukrainë. 

Duke u mbështetur në të dhëna nga disa burime, që monitorojnë aktivitetet ushtarake në Bjellorusi, kryesisht projektin bjellorus “Hajun”, si dhe Komunitetin e Punëtorëve të Hekurudhave në Bjellorusi, zonja Tsikhanouskaya thotë se numri i trupave ruse në Bjellorusi do të vazhdojë të rritet. 

"Ka raporte të shumta se kazermat bjelloruse janë të mbipopulluara dhe tani Rusia po i zgjeron ato. Pritet që atje të shkojnë më shumë ushtarë rusë", thotë udhëheqësja e opozitës bjelloruse. 

Bjellorusia i dërgon me trena pajisjet ushtarake në Rusi dhe ka patur lëvizje të tyre në të dyja drejtimet, thotë zonja Tsikhanouskaya . 

“Po shohim edhe udhëheqës të lartë rusë që po udhëtojnë drejt Bjellorusisë së bashku me pajisjet ushtarake”, thotë ajo. 

Në një intervistë telefonike me Zërin e Amerikës, një vëzhgues i Komunitetit të Punonjësve të Hekurudhave të Bjellorusisë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se javët e fundit, "disa dhjetëra, deri në 100 njësi" të pajisjeve ushtarake ruse të dëmtuara mbërritën në Bjellorusi. 

Pavel Slunkin është ekspert i çështjeve që lidhen me Bjellorusinë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. 

“Bjellorusia përdoret si qendër për trajtimin e ushtarëve të plagosur rusë dhe si një qendër mirëmbajtjeje për automjetet ushtarake ruse, të cilat pasi riparohen kthehen në vijën e frontit në Ukrainë", thotë ai. 

Përveç riparimit të makinerive ruse të luftës, Bjellorusia i ka ofruar Rusisë edhe kamionë dhe tanke. Vetëm në tetor ajo i ka dhënë Moskës rreth 211 pajisje të rënda ushtarake. Themeluesi i projektit bjellorus “Hajun”, Anton Motolko, thotë se punonjësit e hekurudhës bjelloruse japin informacione se çfarë saktësisht transportojnë trenat, si dhe se ku po shkojnë ata, duke ofruar një pasqyrë të qartë të përpjekjeve ruse të furnizimit të ushtrisë së tyre në Ukrainë. 

"Pajisjet ushtarake janë marrë nga dy baza ushtarake, njëra në Urech'e dhe tjetra në Starye Doroghi. Ne i gjurmuam lëvizjet e tyre dhe pamë se pajisjet u dërguan në zonën që kufizohet me rajonet ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut”, thotë ai. 

Analisti Pavel Slunkin thotë se lëvizja e trupave dhe pajisjeve midis Rusisë dhe Bjellorusisë mund të nënkuptojë dy gjëra. 

“Së pari, Rusia ka përdorur një sasi të madhe të armatimit të saj. Dhe së dyti, kjo tregon në mënyrë indirekte se nuk duhet të presim angazhimin e ushtrisë bjelloruse në këtë luftë”, thotë ai. 

Por zonja Tsikhanouskaya thotë se duke dërguar trupa në Bjellorusi, Putini mund të jetë duke realizuar një objektiv politik më kërcënues. 

“Rusët po zgjerojnë praninë e tyre të përhershme ushtarake për t'u siguruar që Bjellorusia nuk do të dalë nga kontrolli rus. Dhe Bjellorusia mund të bëhet një fitore ngushëlluese për Putinin”, thotë ajo. 

Pavarësisht nëse trupat ruse të stërvitura në Bjellorusi qëndrojnë atje, apo dërgohen në Ukrainë, kritikët thonë se qëllimi i tyre do të jetë i njëjtë: pushtimi i më shumë territoreve të fqinjëve të Rusisë./VOA

Ukraina paralajmëron evakuime, Perëndimi përgatit ndihmën humanitare

Ukraina po përgatitet për shtimin e sulmeve nga Rusia dhe paralajmëroi sot mundësinë për një raund të ri evakuimesh nga kryeqyteti, pas një qetësie relative nga sulmet ajrore mbi infrastrukturën energjitike në javët e fundit. 

Ndërkohë, në Perëndim, po rriten përgatitjet për shtimin e ndihmave humanitare për Ukrainën, veçanërisht për ngrohjen në muajt e ftohtë të dimrit. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se trupat ruse “po përgatisin sulme të reja dhe për sa kohë të kenë raketa në dispozicion, ato nuk do të ndalen”. 

"Kjo javë mund të jetë po aq e vështirë sa ajo që kaloi," tha zoti Zelenski. 

Ministrja e Jashtme norvegjeze Anniken Huitfeldt vizitoi sot Kievin duke u shprehur se situata është dëshpëruese. “Shumë këtu përballen me një zgjedhje të zymtë: të ikin ose të ngrijnë”, tha ajo. 

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një pjesë e popullsisë së qytetit me 3 milionë banorë mund të duhet të evakuohen në vende ku do të ketë më pak gjasa të ndërpriten shërbimet thelbësore, në rast sulmesh nga raketa ruse.

Rusia ka goditur infrastrukturën energjitikë të Kievit duke shkaktuar ndërprejre të furnizimit me energji dhe ujë. 

Temperaturat pritet të arrijnë deri në minus 11 gradë në më pak se një javë ndaj ndihmat ndërkombëtare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në artikuj të tillë si gjeneratorët dhe transformatorët. 

Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell teksa drejtonte një takim të ministrave të BE-së, tha se Perëndimi duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me më shumë materiale për të përballur dimrin, pasi sipas tij, Presidenti Vladimir Putin po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një vrimë të zezë, pa dritë, pa energji, pa ngrohje. 

Gjatë tre ditëve të ardhshme, zyrtarë të lartë të NATO-s dhe ministrat e jashtëm do të mblidhen në Bukuresht të Rumanisë, ku do të diskutohet për çështje të ndihmës humanitare./VOA

Biden kërkon një ndihmë tjetër për Kievin, para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

Administrata e presidentit Joe Biden po synon që gjatë javëve të ardhshme të sigurojë një fond tjetër ndihmash prej 37 miliardë dollarësh për Ukrainën, para se të fillojë nga puna Kongresi i ri në janar, ku republikanët do të kenë kryesinë e Dhomës së Përfaqësuesve, ndonëse me një diferencë të vogël. 

Ukraina po përballet me të ftohtin, ndërsa lufta nëntëmujore kundër Rusisë vazhdon.

Deri tani, ndihma për Kievin kishte mbështetje të gjerë dypartiake në Kongresin amerikan, por kjo mund të ndryshojë.

Disa udhëheqës të Partisë Republikane, të cilët nga janari do të drejtojnë Dhomën e Përfaqësuesve, thonë se do të shqyrtojnë nga afër paketat e ndihmave për Ukrainën të propozuara nga administrata Biden.

“Do të rrisim mbikëqyrjen, transparencën dhe llogaridhënien. Nuk do të lëshojmë një çek të bardhë”, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.

Ndihma e mëparshme për Ukrainën është miratuar me mbështetje të gjerë dypartiake.

Administrata e presidentit Biden po kërkon 37 miliardë dollarë të tjera, si ndihma urgjente për Kievin, për t’u siguruar që Ukraina dhe ushtria e saj të kenë fondet e mjaftueshme për muajt e ardhshëm.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, 21.7 miliardë dollarë do të ndahen për ushtrinë, zbulimin dhe ndihma tjera për mbrojtjen, ndërsa 14.5 miliardë dollarë do të jenë ndihma humanitare dhe për qeverinë ukrainase.

"Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Nuk do të ketë asnjë luhatje në mbështetjen tonë”, thotë Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Ndërsa në të dyja partitë ka zëra që kundërshtojnë mbështetjen për Ukrainën, disa republikanë kanë kritikuar sasinë e ndihmave për këtë vend dhe kanë ngritur dyshime nëse të gjitha fondet kanë shkuar vërtetë për Ukrainën. Ata kanë hedhur dhyshime mbi aftësitë e administratës Biden për të gjurmuar se ku kanë shkuar paratë e ndihmave për Ukrainën.

“Do ta bëjmë këtë në mënyrë të përgjegjshme, me transparencë ndaj popullit amerikan. Këto janë dollarë të taksapaguesve amerikanë. A e zbeh kjo vullnetin tonë për të ndihmuar popullin ukrainas të luftojë? Jo. Por ne do ta bëjmë atë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.

Ukraina ndërkohë, njofton se ekipet e shërbimeve po punojnë për të rikthyer furnizimin me energji, pas goditjeve nga Rusia të infrastrukturës energjitike në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës./VOA

Rusia mohon planet për largimin nga centrali bërthamor në Zhaporizhia

Kremlini njoftoi të hënën se centrali bërthamor në Zhaporizhia do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e forcave ruse. Zyrtarët ukrainas patën thanë gjatë fundjavës se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin nga centrali më i madh bërthamor i Evropës, ku ende punon personeli ukrainas. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardim të kompleksit në Zhaporizhia ku ndodhen gjashtë reaktorë bërthamorë.

Centrali bërthamor në Zhaporizhia, në Ukrainën jugore, është ende nën kontrollin e forcave ruse dhe do të vazhdojë kështu, njoftoi të hënën Kremlini, pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin.

Kreu i kompanisë së energjisë bërthamore të Ukrainës tha të dielën se kishte shenja, që forcat ruse ndoshta po përgatiteshin për t’u larguar nga centrali bërthamor më i madh i Evropës, të cilin e morën në muajin mars, pak pasi filluan sulmin ndaj Ukrainës.

Rusia dhe Ukraina, të cilat vuajtën së bashku pasojat e aksidentit më të rëndë bërthamor në Çernobil në vitin 1986, kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardim të kompleksit në Zhaporizhia ku ndodhen gjashtë reaktorë bërthamorë.

Centrali bërthamor në Zaporizhzhia i fotografuar nga qyteti fqinj Nikopol

Të dyja palët kanë paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) kërkon krijimin e një zone të mbrojtur përreth centralit.

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak tha të dielën se nuk kishte asnjë dyshim që forcat ruse do të largoheshin nga centrali, ku punon ende personeli ukrainas.

“Vija mbrojtëse ka filluar të tërhiqet drejt kufijve të Federatës Ruse “, tha zoti Podolyak për televizionin ukrainas, duke shtuar se Ukraina do ta rimarrë centralin.

Ushtria e Ukrainës tha javën e kaluar se rreth 30 ushtarakë rusë ishin plagosur pranë Enerdoharit, qytetit më të afërt me centralin bërthamor. Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti t’i verifikojë këto njoftime.

Presidenti rus Vladimir Putin vendosi në shtator aneksimin e rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zhaporizhia, të cilat janë pjesërisht nën kontrollin e forcave ruse. Kievi dhe aleatët perëndimorë e dënuan këtë lëvizje si të paligjshme./voa

Udhëheqësi i Kazakistanit takohet me Putinin në udhëtimin e parë jashtë vendit pas zgjedhjeve

Udhëheqësi i Kazakistanit është takuar me presidentin rus Vladimir Putin pasi fitoi një mandat të ri shtatë-vjeçar javën e kaluar, përcjell Bota sot.

Kazakistani është një aleat i rëndësishëm rus, me një kufi prej 7,600 km.

Por presidenti Kassym-Jomart Tokayev ka mbajtur një distancë pas pushtimit rus të Ukrainës, veçanërisht duke refuzuar këtë verë të njohë deklaratën e Kremlinit për rajonet separatiste të Ukrainës si shtete sovrane.

Tokayev gjithashtu ka lëvizur për të zvogëluar ndikimin e paraardhësit të tij autoritar miqësor ndaj Rusisë, Nursultan Nazarbayev, i cili sundoi për tre dekada.

Nazarbayev dha dorëheqjen në vitin 2019, por kishte ruajtur ndikim të rëndësishëm si kreu i këshillit të sigurisë kombëtare derisa Tokayev e largoi atë nga posti këtë vit.

Mbi 300 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Sipas autoriteteve ukrainasve, 329 fëmijë konsiderohen aktualisht të zhdukur, ndërsa 12,034 janë dëbuar në Rusi, shkruan The Guardian.

“Të dhënat për fëmijët e prekur deri më 28 nëntor 2022: 329 janë të zhdukur, 12,034 janë dëbuar dhe 7,819  janë gjetur.

Shifrat nuk janë përfundimtare pasi ende po punohe për të verifikuar raportet që vijnë nga vija e frontit, si dhe nga pjesët e pushtuara dhe të çliruara të Ukrainës. Sipas të dhënave,  440 fëmijë janë vrarë si rezultat i luftës së Rusisë dhe 851 fëmijë janë plagosur.

Numri më i madh i viktimave është raportuar në rajonet e Donetsk, Kharkiv dhe Kiev.

Ministrat e Jashtëm nordikë dhe balltikë vizitojnë Kievin

Shtatë ministra të jashtëm nga vendet baltike dhe nordike udhëtuan në Kiev për të mbështetur Ukrainën, ndërsa ajo po përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, përcjell Bota sot.

Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis postoi një foto dhe shkroi në Twitter:

“Ne, Ministrat e Punëve të Jashtme të Estonisë, Finlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë, Suedisë, jemi sot në Kiev në solidaritet të plotë me Ukrainën.

Pavarësisht shirave të bombave të Rusisë dhe brutalitetit barbar, Ukraina do të fitojë!”

Çfarë kërkon Rusia?

Ushtria ruse thuhet se po organizon një grumbullim trupash  përgjatë kufirit ruso-ukrainas. Moska mund të jetë duke u bashkuar me qeverinë bjelloruse për të “pushtuar” Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë me refugjatë nga Lindja e Mesme. Zyrtarët polakë, lituanezë, letonezë dhe estonezë e quajtën përpjekjen për të prodhuar një krizë refugjatësh një “sulm hibrid” ndaj Bashkimit Europian.

Ndërkohë ushtria ruse gjurmon dhe dënon lëvizjet detare të NATO-s në pellgun e Detit të Zi ; verën e kaluar Moska kërcënoi se do “bombardonte” anijet detare që ushtrojnë të drejtën e kalimit nëpër ujërat e Krimesë.

Strategjia e saj ka të bëjë me vendosjen dhe zbatimin e prioriteteve. Duke ushtruar vetëdisiplinë, udhëheqësit politikë dhe ushtarakë po ruajnë burimet për angazhimet që kanë më shumë rëndësi, raporton abcnews.al.

Ekziston një qasje tjetër për strategjinë. Në rrjedhën normale të gjërave, udhëheqësit luftarakë hartojnë strategji sipas të cilave vlera që ata i caktojnë qëllimit politik rregullon shkallën me të cilën ata shpenzojnë burimet – ushtarët, thesaret kombëtare, pajisjet ushtarake, e kështu me radhë për të arritur qëllimin politik.

Ata gjithashtu vlerësojnë se për sa kohë janë të përgatitur për të përballuar shpenzimet e këtij lloji. Por sipas një analisti, ekziston gjithashtu mundësia që të nisë lufta në kontinent në rrethana të caktuara.

Kjo është një strategji e pastër problematike.

Në vend që të vendosin qëllime specifike politike, udhëheqësit politikë dhe ushtarakë caktojnë mjete modeste për fushatën dhe kërkojnë që komandantët e ekspeditës të krijojnë sa më shumë kaos.

Një strategji e tillë, pra, nuk ka asnjë qëllim të caktuar, përveçse t’i vështirësojë gjërat ndaj një antagonisti. Moska mund të jetë duke krijuar luftëra hibride nga kontingjentet në të gjithë periferinë ruse. Pse?

Putini është i kënaqur me lojërat gjeopolitike. Nëse ai mund t’u shkaktojë ulçerën rivalëve të shumtë pa falimentuar ekonominë, aq më mirë do të jetë. Dhe, siç mund të dëshmojë Corbett, logjika strategjike është e kënaqur.

Megjithatë, ekziston një mundësi më e keqe sesa të bësh keqbërje. Mund të vijë kudo në çdo kohë; nuk mund të vinte askund. Mendoni për problemin si i ngjashëm me raportin sinjal-zhurmë në shkencë dhe inxhinieri. Sinjali do të ishte dëshmi e përgatitjeve ruse për një veprim vendimtar ushtarak, zhurma e trazirave të nxitura nga Rusia në terrenet e mundshme të betejës si Balltiku, Polonia dhe Ukraina.

Qasja evokon ushtrinë fantazmë të gjeneralit George S. Patton në Britaninë e Madhe, një forcë e krijuar për të bindur udhëheqësit gjermanë se Aleatët do të zbarkonin në Calais në 1944 dhe jo në plazhet e Normandisë.

Komandantët aleatë rritën qëllimisht nivelin e zhurmës për të “fshehur” sinjalin. Kjo e bën Vladimir Putinin një konkurrent më të frikshëm sesa një figurë të ngjashme, por pa humor si Xi Jinping.

Putini nuk ka shumë letra me vlerë në dorën e tij, por ai po i luan shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat