Aktivisti çek ngre alarmin: Qeveria jonë do të sulmojë Rusinë me bomba bërthamore dhe Kremlini do të përgjigjet njësoj

Bota

Aktivisti çek ngre alarmin: Qeveria jonë do të sulmojë Rusinë me bomba bërthamore dhe Kremlini do të përgjigjet njësoj

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një aktivist çek, Ladislav Vrabel, organizatori i demonstratave anti-qeveritare nga një koalicion i gjerë ekstremistësh të krahut të djathtë dhe të majtë, ka ngritur alarmin rreth një konflikti të mundshëm bërthamor me Rusinë.

Ai u shpreh se Republika Çeke po përgatitej të sulmonte Rusinë me bomba atomike, të tërhiqte Çekinë në luftë dhe të shkaktonte shkatërrimin e vendit, sepse Rusia me siguri do të përgjigjej.

“Uluni në divan dhe shijoni muajt e fundit të jetës. Qeveria jonë dëshiron të sulmojë Federatën Ruse me raketa bërthamore. Kjo do ndikojë që Federata Ruse të hakmerret dhe do të dërgojë raketa me kokë bërthamore në Republikën Çeke”, tha Vrabel në Tëitter.

Ndërkohë policia çeke ka nisur një hetim kundër tij, me idenë se aktivisti po përhap alarm të rremë dhe panik, vepër penale e cila dënohet në Çeki me dy vite burg.

Vrabel njihet si një nga personat që kërkon marrëdhënie të mira me Rusinë, në mënyrë që të përfitonte nga një çmim më i lirë i gazit.

Ai arriti të mbledhë 70,000 demonstrues në Pragë në fillim të shtatorit për një çështje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat