Peru: Rreth 14 mijë pelikanë ngordhin nga gripi i shpendëve

Bota

Peru: Rreth 14 mijë pelikanë ngordhin nga gripi i shpendëve

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Punonjësit e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit Bujqësor të Perusë kanë bërë të ditur se rreth 14 mijë pelikanë kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve, H5N1.

Përhapja aktuale e gripit të shpendëve nisi në Kanada dhe u përhap në Shtetet e Bashkuara, e cila është ballafaquar me një rekord prej 50 milionë vdekjesh zogjsh, thotë Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan Euronews.

“Raporti i fundit zyrtar i kryer në nivel kombëtar tregon më shumë se 13,869 zogj deti të egër të vrarë nga virusi i rrezikshëm i gripit të shpendëve H5N1,” tha Shërbimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kafshëve të Egra (SERFOR).

Nuk ka trajtim për gripin e shpendëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) në fillim të këtij viti paralajmëroi vendet në Amerikën Jugore dhe Qendrore që të jenë në “gadishmëri të lartë” për përhapjen e virusit nëpërmjet shpendëve shtegtarë.

Sipas tyre nuk ka asnjë trajtim për gripin e shpendëve, i cili përhapet natyrshëm midis shpendëve të egër dhe mund të infektojë edhe shpendët shtëpiake. Viruset e gripit të shpendëve zakonisht nuk infektojnë njerëzit, megjithëse ka pasur raste të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat