Çfarë mund të bëjnë për Ukrainën raketat Patriot?
Sistemet e raketave “Patriot” kanë qenë prej kohësh ndër më të preferuarat nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, për t’u përdorur në zona të ndryshme lufte, si një mburojë e lakmuar për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve me raketa.
Në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Paqësor, ato shërbejnë për t’u mbrojtur nga goditjet e mundshme nga Irani, Somalia dhe Koreja e Veriut.
Prandaj, ishte një pikë kthese e fortë publikimi këtë javë i lajmit se SHBA-ja ka rënë dakord të dërgojë sistemin e raketave “Patriot” në Ukrainë, diçka që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka kërkuar për muaj me radhë me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit të tij.
Zyrtarët amerikanë e kanë konfirmuar marrëveshjen dhe së shpejti pritet njoftimi zyrtar. Por ekspertët paralajmërojnë se efektiviteti i sistemit është i kufizuar dhe mund të mos sjellë ndryshim të madh në përballjen e Ukrainës ndaj Rusisë
Çfarë është “Patriot”?
“Patriot” është një sistem raketash tokë-ajër që u përdorën fillimisht në vitet 1980 dhe mund të kenë si objektivë: avionë, raketa që lëshohen nga deti dhe raketa balistike me rreze më të shkurtër.
Një sistem “Patriot” i montuar në një kamion përfshin deri në tetë lëshues, secili prej tyre mund të mbajë katër raketa, një radar tokësor, një stacion kontrolli dhe një gjenerator.
Ushtria tha se aktualisht ka 16 njësi Patriot. Një raport i Vitit 2018 i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike zbuloi se këto njësi kontrollojnë 50 bateri, të cilat kanë më shumë se 1,200 raketa.
Bateritë e SH.B.A.-së janë përdorur rregullisht në të gjithë botën. Përveç kësaj, sistemet “Patriot” janë përdorur ose blerë nga Hollanda, Gjermania, Japonia, Izraeli, Arabia Saudite, Kuvajti, Tajvani, Greqia, Spanja, Koreja e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Rumania, Suedia, Polonia dhe Bahreini.
“Sistemi Patriot "është një nga sistemet e mbrojtjes ajrore më të përdorura dhe më të besueshme dhe mund të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga raketat balistike të dërguara nga Irani”, tha Tom Karako, drejtor i Projektit të Mbrojtjes nga Raketat në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Kostoja e sistemit Patriot
Ndër vite, sistemi Patriot dhe raketat janë modifikuar vazhdimisht. Raketa e tanishme për sistemin Patriot kushton afërsisht 4 milionë dollarë dhe lëshuesit kushtojnë rreth 10 milionë dollarë secili, thuhet në raportin e korrikut për mbrojtjen raketore të ushtrisë amerikane. Me këtë çmim, nuk është efektive të përdorësh sistemin “Patriot” për të rrëzuar dronët iranianë shumë më të vegjël dhe shume herë më të lirë që Rusia ka blerë dhe ka përdorur në Ukrainë./VOA
Artikullin e plotë mund ta lexoni KETU