Rusët protestojnë në Beograd kundër luftës në Ukrainë: Putini në Hagë, Rusia është vend teorrist

Bota

Rusët protestojnë në Beograd kundër luftës në Ukrainë: Putini në Hagë, Rusia është vend teorrist

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:12
Protesta

Ka përfunduar protesta në Beograd e diasporës ruse dhe qytetarëve të tjerë që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, duke kërkuar tërheqjen e ushtrisë ruse nga ai vend.

Të mbledhur nën moton, “Paqe Ukrainës, Liri Rusisë” kërkuan përfundimin e luftës, raporton N1.

Pas fjalimit në shesh, ata nisën një marshim proteste drejt ambasadës ruse, por policia nuk i lejoi të afroheshin tek ndërtesa.

Të grumbulluarit para policisë që nuk i lejonte t’i afroheshin Ambasadës Ruse thërrisnin – “Putini në Hagë”, “Liri”, “Navalny”.

Ata gjithashtu theksojnë se dhjetëra mijëra qytetarë paqësorë të Ukrainës vdiqën dhe nuk është e mundur të dihet saktësisht sepse njerëzit u varrosën në gropa. Mes tyre, thonë ata, janë të paktën 419 fëmijë.

Sipas të dhënave të paraqitura nga organizatorët e protestës, 10300 persona ndodhen në spitale pas bombardimeve dhe nuk dihet numri i ushtarëve ukrainas të vdekur.

Ata deklaruan gjithashtu se më shumë se 90 mijë ushtarë rusë vdiqën në territorin e Ukrainës dhe se mosha mesatare e të vdekurve ishte 29 vjeç.

Protestuesit theksuan 29 mijë rusë u arrestuan në protestat kundër luftës dhe se 6,350 procedime penale u filluan për shkak të deklaratave kundër luftës.

Ndryshe, gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrjet “Rusi, lirohu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat