Raketa ruse godet ndërtesën në qytetin lindor të Ukrainës, gazetari i CNN rrëfen përjetimin: Ishte një shpërthim gjigant!

Bota

Raketa ruse godet ndërtesën në qytetin lindor të Ukrainës, gazetari i CNN rrëfen përjetimin: Ishte një shpërthim gjigant!

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Një gazetar i CNN ka rrëfyer momentin kur raketat ruse goditën të enjten zonën në qytetin lindor të Ukrainës në Kramatorks ku u vranë të paktën tre persona.

Ekipi i CNN sapo kishte mbërritur në zonë ku pasi parkuan automjetin e tyre u gjendën para një sulmi rus që goditi ndërtesën që ndodhej para tyre.

“Raketa ra të paktën 40 ose 50 metra larg vendit ku ndodheshim ne. Ishte një shpërthim gjigant”, tha Fred Pleitgen i CNN.

Ata nxituan të futen në një vend të sigurt bashkë me shumë banorë vendas. “Teksa ne po lëviznim unë u ktheva dhe ngrita sytë kur pashë raketën e dytë që goditi të njëjtën ndërtesë”.

Raketa e përdorur në këtë sulm hidhet zakonisht për të rrëzuar aeroplanët.

“Nëse ato përdoren kundër objektivave tokësorë, ato janë shumë të pasakta. Dhe sigurisht, nëse përdoren kundër objektivave tokësorë në qendrat urbane me popullsi të dendur, kjo i bën gjërat edhe më të rrezikshme,” deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat