Lufta në Ukrainë/ Kryeministri japonez viziton Bucha

Bota

Lufta në Ukrainë/ Kryeministri japonez viziton Bucha

Më: 21 mars 2023 Në ora: 15:56
Kryeministri japonez Fumio Kishida

Kryeministri japonez Fumio Kishida më herët të martën udhëtoi për në Bucha, qyteti martir pranë Kievit që është bërë simbol i mizorive të pushtimit rus, si pjesë e vizitës së tij të parë “historike” në Ukrainë.

Kishida udhëtoi për në Buchame tren këtë pasdite, pak pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas dhe para takimit të tij me Presidentin Volodymyr Zelensky, thanë korrespondentët e AFP.

Udhëtimi i tij në këtë vend të shkatërruar nga lufta u përshkrua si “historik” nga Kievi.

“Kjo vizitë historike është një shenjë e solidaritetit dhe bashkëpunimit të fortë midis Ukrainës dhe Japonisë,” tha zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës Emine Dzaparova në Facebook.

“Ne i jemi mirënjohës Japonisë për mbështetjen dhe kontributin e saj të fortë në fitoren tonë të ardhshme”, shtoi ajo. Kishida u bë udhëheqësi i parë i qeverisë japoneze që vizitoi një zonë lufte që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Vizita e tij vjen pasi presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Moskë për bisedime me homologun e tij rus Vladimir Putin, me luftën në Ukrainë në qendër të vëmendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat