Rrëshqitje dheu në Ekuador, mbi 16 persona humbin jetën

Bota

Rrëshqitje dheu në Ekuador, mbi 16 persona humbin jetën

Më: 27 mars 2023 Në ora: 17:15
Ekuador

Të paktën 16 persona kanë vdekur në një rrëshqitje dheu që varrosi familje të tëra nën baltë dhe rrënoja në një fshat malor në Ekuador.

Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e specializuara të shpëtimit janë dërguar në kantonin Alausí, në malet e Andeve, për të kërkuar banorët e bllokuar.

Gjashtë persona janë nxjerrë të gjallë nga balta, por qeveria tha se të paktën shtatë ishin ende të zhdukur.

Mediat lokale thanë se banorët kishin paralajmëruar për formimin e linjave të çarjeve në zonë pas reshjeve të dendura. Vetëm ditë më parë, autostrada që lidh Alausín me Guamote u mbyll për një kohë të pacaktuar pasi asfalti ishte hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat