Polonia dhe BE diskutojnë për prodhimin e armëve

Bota

Polonia dhe BE diskutojnë për prodhimin e armëve

Nga: A.SH Më: 27 mars 2023 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Polonia dhe Bashkimi Evropian diskutuan prodhimin e municioneve artilerie si pjesë e një programi të ri prej 2 miliardë eurosh (2.2 miliardë dollarë) për të furnizuar Ukrainën dhe për të rimbushur rezervat e Evropës, përcjell Bota sot.

Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së Thierry Breton vizitoi fabrikën e municioneve DEZAMET S.A në Nowa Deba, në Poloninë juglindore, të cilit iu bashkuan kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

Breton tha se BE-ja është "e vendosur" të bëjë shpejt atë që nevojitet në dritën e një konflikti që pritet të zvarritet.

Morawiecki tha se municionet janë ato që u nevojiten më urgjentisht forcave të Kievit.

Ai tha se Ukraina përdor deri në 6,000 predha artilerie çdo ditë, në krahasim me forcat ruse, të cilat përdorin 50,000 fishekë të llojeve të ndryshme të municioneve në ditë.

Vizita erdhi vetëm disa ditë pasi Brukseli njoftoi një program për rimbursimin e vendeve që ofrojnë municion artilerie në Ukrainë nga një fond prej 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat