Deklarata rrëqethëse e Lukashenkos: Lufta bërthamore është në horizont, Rusia do i përdorë armët nëse ndodhë kjo gjë

Bota

Deklarata rrëqethëse e Lukashenkos: Lufta bërthamore është në horizont, Rusia do i përdorë armët nëse ndodhë kjo gjë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:20
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko paralajmëroi sot se një luftë bërthamore po “shfaqet në horizont” për shkak të mbështetjes së NATO-s për Kievin, teksa këmbënguli se Rusia do të përdorë armët bërthamore nëse i frikësohet humbjes në Ukrainë.

Lukashenko, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin , pretendoi se Perëndimi po planifikon të pushtojë Bjellorusinë për ta ‘shkatërruar atë’, ndërsa shtoi se vendimi i Perëndimit për të dërguar tanke, raketa dhe artileri në Ukrainë nënkupton se bota është më afër se kurrë një apokalipsi bërthamor.

“Si rezultat i përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj, një luftë në shkallë të gjerë është nisur në Ukrainë”, tha Lukashenko në një fjalim televiziv. “Një luftë e tretë botërore me zjarre bërthamore duket në horizont”, tha ai në deklaratën rrëqethëse.

Lukashenko, i cili e lejoi Putinin të përdorte vendin e tij si një pikënisje për pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës një vit më parë, këmbënguli se planet e Rusisë për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi nuk janë shantazh, por një shans për të ‘mbrojtur’ kombin e tij kundër “kërcënimeve” të Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat