Putin: Rusia nuk do të ndjekë rregullat e askujt

Bota

Putin: Rusia nuk do të ndjekë rregullat e askujt

Më: 28 prill 2023 Në ora: 21:39
Vladimir Putin.

Perëndimi po kërkon të imponojë rregullat e tij për të gjithë por Rusia nuk do t’i ndjekë ato, tha të premten presidenti rus Vladimir Putin.

“Partnerët tanë, ose mund të thuhet, ish-partnerët në disa vende po shkatërrojnë në mënyrë maniake kuadrin ligjor dhe kanalet e dialogut, duke kërkuar të imponojnë pikëpamjet e tyre dhe të ashtuquajturat rregulla për të gjithë”, tha ai në një takim me Këshillin e Ligjvënësve.

“Askush nuk i ka parë ndonjëherë këto rregulla,” tha Putin.

“Kush i ka shkruar, këto rregulla? Ata i shkruajnë nën një batanije dhe më pas bëjnë diçka me të nën batanije. Por ne nuk do të hyjmë nën mbulesë me ta. Dhe nuk do të ndjekim as rregullat e tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat