Kremlini: Vlerësimet e SHBA-së për viktimat ruse në Ukrainë janë “pjellë e imagjinatës”

Bota

Kremlini: Vlerësimet e SHBA-së për viktimat ruse në Ukrainë janë “pjellë e imagjinatës”

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:16
Ukrainë

Kremlini hodhi poshtë sot vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për viktimat ruse në Ukrainë, duke i quajtur pjellë të imagjinatës, duke thënë se Uashingtoni nuk kishte asnjë mënyrë për të vlerësuar shifrat e sakta.

Shtëpia e Bardhë, duke cituar vlerësimet e inteligjencës amerikane, njoftoi ditën e djeshme se viktimat ushtarake ruse në Ukrainë kanë shkuar në 100,000 në pesë muajt e fundit, duke përfshirë më shumë se 20,000 të vdekur.

Rusia publikoi për herë të fundit një numër të viktimave të saj në shtator, kur ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi se 5,937 ushtarë rusë ishin vrarë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat