BE-ja ndan 1 miliard euro për blerjen e municioneve për Ukrainën

Bota

BE-ja ndan 1 miliard euro për blerjen e municioneve për Ukrainën

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Ambasadorët e Bashkimit Evropian më në fund kanë rënë dakord rreth një marrëveshje prej 1 miliard eurosh për të blerë predha shumë të nevojshme për Ukrainën.

Lëvizja, e cila është pjesë e një marrëveshjeje historike municioni të rënë dakord në muajin mars, u pengua ndërsa anëtarët grinden mbi rregullat e përshtatshmërisë – duke zemëruar Kievin.

Por Suedia, mbajtësja e presidencës së radhës së BE-së, tha se ambasadorët sot finalizuan marrëveshjen.

Përveç skemës prej 1 miliard eurosh për blerjen e përbashkët të municioneve për Kievin ndërsa përgatitet për një kundërsulm kundër Rusisë, Komisioni Evropian ka nisur gjithashtu një plan për të përdorur më shumë se 500 milionë euro për të ndihmuar kompanitë evropiane të armëve të përmirësojnë pajisjet dhe të rrisin kapacitetin e tyre të prodhimit.

Lëvizjet e sotme janë pjesë e një plani me tre pista për t’i siguruar Ukrainës një milion predha dhe raketa brenda një viti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili më parë paralajmëroi se “kostoja e mosveprimit matet me jetë njerëzore”, përshëndeti vendimin e sotëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat