Zelenskyy takohet me udhëheqësit botërorë në takimin e G7-ës

Bota

Zelenskyy takohet me udhëheqësit botërorë në takimin e G7-ës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 17:38
Foto nga vendi i ngjarjes

residenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur në qytetin japonez, Hiroshima për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G7-ës. Ai gjithashtu mbajti disa takime dypalëshe me udhëheqësit botërorë. Vizita e zotit Zelenskyy vjen pasi Presidenti amerikan Joe Biden, u tha udhëheqësve të G7-ës të premten se Uashingtoni mbështet trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë F-16, ndërsa Kievi kërkon të rrisë fuqinë e tij ajrore kundër Rusisë.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka zhvilluar takime dypalëshe me udhëheqësit botërorë që po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës.

Ne jemi me ju dhe do të jemi me ju deri në fund. Të jeni të sigurt për këtë”, tha presidenti francez Macron gjatë takimit me zotin Zelensky.

Vizita e presidentit ukrainas në Japoni vjen pasi Presidenti Joe Biden u tha udhëheqësve të G7-ës të premten se Uashingtoni mbështet programin e përbashkët të trajnimit për pilotët ukrainas në avionët luftarakë amerikan F-16, ndërsa Kievi kërkon të rrisë fuqinë e tij ajrore kundër Rusisë.

“Folëm shumë për koalicionin e ardhshëm të avionëve dhe dua të falënderoj ju dhe të gjithë partnerët për këtë vendim, për misionet stërvitore pasi kjo vërtetë është shumë e rëndësishme”, tha udhëheqësi ukrainas Zelenskyy.

Pas takimit me kryeministrin indian, Modi, ky i fundit e bëri të qartë mbështetjen e tij për dialogun dhe diplomacinë për të gjetur një rrugë përpara, sipas një deklarate në llogarinë zyrtare të zyrës së tij në ‘Twitter’.

Udhëheqësit e demokracive më të fuqishme të botës u zotuan të shtojnë masat ndëshkimore ndaj Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve të mëtejshëm të ekonomisë.

“Do t’i vendosim kufizime tregtisë me diamantët rusë. Diamantët rusë nuk do të rrojnë përgjithmonë”, tha Charles Michel, President i Këshillit Evropian.

Presidenti Volodymyr Zelensky i Ukrainës, një vend joanëtar i G-7ës, merr pjesë pasi u kthye nga Takimi i Lidhjes Arabe, në Xhedah të Arabisë Saudite.

Vende të tjera jo anëtare të ftuar përfshijnë krerët e Indonezisë, Koresë së Jugut, Vietnamit dhe Brazilit, pasi mikpritësi i takimit, kryeministri japonez dëshiron që vendimet të përfshijnë edhe përkrahjen e shteteve të hemisferës jugore.

Ata e kanë kuptuar se kjo nuk mund të jetë vetëm një bisedë e ngushtë e G-7-ës për vendosje e sanksioneve ndaj Rusisë, por duhet të jetë një bisedë më e gjerë mbi pasojat globale të agresionit të Rusisë”, thotë Sheila Smith, eksperte për Japoninë tek Këshilli për Marrëdhniet me Jashtë.

Gjatë fundjavës, udhëheqësit do të diskutojnë për Kinën, duke kërkuar të pakësojnë ndërvarësinë në zinxhirët e furnizimit dhe të kundërshtojnë praktikat e Kinës që duke përdorur huatë apo investimet tek vendet e treta të ushtrojë presion mbi to.

Nëse takimi i G-7-ës dëshiron të diskutojë këtë çështje, ai mund të diskutojë së pari se si Shtetet e Bashkuara nënshtrojnë gjashtë vendet e tjera anëtare”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Duke vizituar Memorialin e Paqes të qytetit pranë Kupolës Genbaku, e vetmja strukturë e pashembur pas sulmit me bombë atomike të SHBA-së më 1945, që vrau më shumë se 130,000 njerëz, udhëheqësit e G-7-ës u zotuan për angazhimin e tyre për “arritjen e një bote pa armë bërthamore”, duke i bërë thirrje Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit të ndërpresin aktivitetet e tyre bërthamore./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat