Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Bota

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Më: 27 maj 2023 Në ora: 22:23
Aleksander Lukashenko

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo u raportua në Tëitter nga kundërshtari Valery Tsepkalo, ish-kandidat për presidencën e vendit.

“Lukashenko u dërgua me urgjencë në Spitalin Klinik Qendror të Moskës pas takimit me dyer të mbyllura me Putinin. Aktualisht ai është ende nën kujdesin mjekësor.”, ka thënë Tsepkalo.

Sakaq, burime për gazetën italiane La Repubblica raporton kanë mohuar që Lukashenko të jetë dërguar me urgjencë në spital pas një takimi që ka zhvilluar me presidentin rus, Putin.

Pak ditë më parë ishte vetë Lukashenko që mohoi thashethemet rreth shëndetit të tij. “Nëse dikush mendon se po vdes, qetësohuni”, tha presidenti 68-vjeçar, duke shtuar:

“Nuk po vdes! Do të duhet të më duroni për një kohë të gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat