Shpërthime të forta në depon e raketave në Damask

Bota

Shpërthime të forta në depon e raketave në Damask

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 10:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Shpërthime të forta u dëgjuan sot në Siri në depot e raketave pranë Damaskut, duke rezultuar në dëme të konsiderueshme materiale, siç raportohet nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Banorët e Damaskut dhe zonave përreth dëgjuan “shpërthime të forta” që vinin nga depot e raketave në një zonë malore në lindje të kryeqytetit, tha Observatori.

“Ne nuk e dimë nëse është një sulm ajror apo një operacion tokësor ” tha për AFP Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit, i cili është i bazuar në Britani, por ka një rrjet të gjerë burimesh në Siri.

Nga ana e saj, agjencia zyrtare e lajmeve Sana raportoi se gjatë natës u dëgjuan shpërthime në periferinë e Damaskut, pa specifikuar shkakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat