OKB bën thirrje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve

Bota

OKB bën thirrje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 22:15
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bën thirrje për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

“Përsëris thirrjen time për një armëpushim humanitar në Lindjen e Mesme, lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe dërgimin e furnizimeve jetëshpëtuese.

Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”, tha Antonio Guterres.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje që kontrolli i dërgesave të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës nga Egjipti përmes pikës kufitare Rafah të “Të lejohen më shumë kamionë të tjerë që të hyjnë në Gaza”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat