Kremlin: Këshilltari kyç i Putinit mund ta vizitojë Uashingtonin këtë javë

Bota

Kremlin: Këshilltari kyç i Putinit mund ta vizitojë Uashingtonin këtë javë

Më: 2 prill 2025 Në ora: 19:00
Kirill Dmitriev

Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështetur nga shteti, pritet ta vizitojë Uashingtonin këtë javë, për bisedime me zyrtarët amerikanë në lidhje me Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Kremlini të mërkurën.

Lajmi për vizitën e pritur të Dmitrievit vjen ndërsa Uashingtoni dhe Moska po përpiqen t’i ndreqin marrëdhëniet që u prishën para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Dmitriev, i cili drejton Fondin Rus të Investimeve të Drejtpërdrejta, ka marrë rol më të spikatur në negociatat me zyrtarët amerikanë muajt e fundit.

Ai së fundmi u takua me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, kur ai udhëtoi në Moskë për ta takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat