Trump konfirmon se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papës

Bota

Trump konfirmon se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papës

Më: 21 prill 2025 Në ora: 22:42
Donald Trump

Në momentet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

“Melania dhe unë do të shkojmë në funeralin e Papa Françeskut, në Romë.

Mezi presim të jemi atje!” ai poston në platformën e tij “Truth Social”.

Më herët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se nuk kishte ende plane që Trump të udhëtonte në Vatikan për një shërbim përkujtimor, ka raportuar BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat