Rusia synon të kryejë një lansim "stërvitor-luftarak" të raketës balistike ndërkontinentale RS-24, raportojnë mediat e Ukrainës duke cituar Drejtorinë kryesore të inteligjencës ukrainase GUR.
“Me qëllimin e presionit dhe frikësimit në mënyrë demonstrative të Ukrainës, si dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shteti agresor Rusia planifikon të kryejë një lansim ‘stërvitor-luftarak’ të raketës balistike ndërkontinentale RS-24 nga kompleksi Yars natën ndërmjet 18 e 19 majit”, thuhet në raport.
Sipas GUR, lansimi i një rakete të pajisur me koka stërvitore nga një kompleks tokësor i lëvizshëm iu urdhërua ekuipazhit të Regjimentit 433 të Divizionit të 42-të të Ushtrisë së 31-të të Forcave Raketore Strategjike të Rusisë.
Vendi i lansimit të raketës me gamë deri në dhjetë mijë kilometra, është një zonë afër Svobodny në rajonin Sverdlovsk të Rusisë.