Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Bota

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në 30 vjet, duke përjashtuar periudhën e pandemisë COVID-19, sipas shifrave të publikuara të enjten.

Pelegrinazhi vjetor islamik tërhoqi vetëm 1 milion e 673 mijë7 e 230 myslimanë, shumica e tyre nga jashtë Arabisë Saudite, sipas një postimi nga Ministria e Haxhit e vendit në platformën sociale X.

Autoritetet nuk ofruan menjëherë një shpjegim për pjesëmarrjen e ulët.

Është pothuajse 160 mijë pelegrinë më pak se vitin e kaluar dhe shumë larg nga bumi para pandemisë, kur pjesëmarrja do të kalonte rregullisht 2 milionë. Pati një Haxh rekord në vitin 2012, kur morën pjesë më shumë se 3.16 milionë myslimanë, raporton Associated Press.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat