KS i OKB-së mblidhet për shkeljet ajrore në Poloni nga dronët rusë

Bota

KS i OKB-së mblidhet për shkeljet ajrore në Poloni nga dronët rusë

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot.

Aty përfaqësuesit e shteteve anëtare do të diskutojnë për hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, që presidenti polak, Karol Navrocki, i ka përshkruar si përpjekje të Rusisë për të testuar reagimin e Varshavës dhe të NATO-s.

Mbledhja e Këshillit është thirrur me kërkesë të Sllovenisë, Danimarkës, Greqisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Avionët luftarakë polakë F-16, ata holandezë F-35, avionët italianë të vëzhgimit me sistemin AWACS dhe avionët e NATO-s për furnizim me karburant në ajër morën pjesë në operacionin për rrëzimin e dronëve në hapësirën ajrore polake, gjatë natës mes 9 dhe 10 shtatorit. Sipas zyrtarëve, dronët kishin ardhur nga drejtimi i Ukrainës dhe Bjellorusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat