Seri shpërthimesh në zonën industriale në Buenos Aires, 20 të plagosur

Bota

Seri shpërthimesh në zonën industriale në Buenos Aires, 20 të plagosur

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 18:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një seri shpërthimesh kanë goditur një zonë industriale në Ezeiza, në periferi të Buenos Airesit, duke shkaktuar një zjarr që është përhapur në disa objekte, sipas zyrtarëve lokalë.

“Shpërthimet dhe zjarri që po përhapet në disa objekte janë të tmerrshme”, tha kryebashkiaku i Ezeizës, Gaston Granados, për televizionin C5N. Më shumë se 20 persona janë plagosur, raportoi rrjeti.

Pamjet nga parku industrial Spegazzini tregojnë shkallën e shkatërrimit në zonë, ku ekipe të mëdha zjarrfikësish dhe ambulanca kanë mbërritur me nxitim në vendngjarje.

Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat