Mbyllet takimi inaugurues i Bordit të Paqes, Rama dhe Osmani bisedojnë me Presidentin Trump
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington është mbyllur.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, Presidenti Trump u takua me të gjithë liderët që morën pjesë.
Ai gjithashtu u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Të tre ata shkëmbyen gjithashtu disa fjalë me njëri-tjetrin gjatë takimit.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Bordit, Rama përmendi gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së, duke iu drejtuar Presidentit Trump me: “Le të bëjmë diçka përpara se gjërat të bëhen më keq”.
Rama mbron UÇK-në nga Uashingtoni: Gjyq i turpshëm ndaj çlirimtarëve
Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Washington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë. Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, Seanca u çel me fjalën mirëseardhëse të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në tryezën e rrumbullakët do të ketë prezantime dhe përditësime nga figura të rëndësishme ndërkombëtare pjesëmarrëse në takim mbi natyrën historike të kësaj nisme, përpjekjet për lirimin e pengjeve dhe koordinimin e ndërmjetësve, adresimin e nevojave humanitare dhe të sigurisë në Gaza, procesin e demilitarizimit, rindërtimin përmes një plani të përgjithshëm zhvillimi, forcimin e kapaciteteve institucionale, si edhe krijimin e mekanizmave financiarë transparentë, përfshirë Fondin Sovran të Pasurisë.
Axhenda përfshin gjithashtu prezantime mbi teknologjinë dhe zinxhirët e furnizimit, si dhe mbi rezultatet e matshme që synohen në terren, duke vendosur themelet e veprimit konkret të Bordit në fazën e tij të parë operacionale.
Nisja e aktivitetit të Bordit shënon një hap të ri në koordinimin ndërkombëtar për adresimin e sfidave globale të sigurisë dhe të rindërtimit. Prania e Shqipërisë në bordin themelues, dëshmon sërish se Shqipëria qëndron me vendosmëri përkrah shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.
Edi Rama: Jo vetëm duke vendosur paratë, por edhe duke sjellë arkitektët tanë që bota të shndërrojë plagët në shenja shprese. Shqipëria është nder në këtë zinxhir. Më lejoni që të sjell vëmendjen tek një konflikt shumë afër Shqipërisë.Presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua që të firmoste marrëveshjen me Presidentin Trump, sot Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim në Hagë. Disa këtu duhet të jenë të turpëruar për atë proces. Në këtë moment vetëm pak muaj qëndrojmë mes një burri që qëndroi ndaj një spastrimi etnik. Ju falënderoj shumë që përfshitë Shqipërinë në këtë Bord.
Përpjekje për të zëvendësuar OKB?- Rama: Nëse i shërben ta zgjojë atë gjigand në agoni e ta zgjojë, atëherë Zoti e bekoftë Bordin e Paqes!
Kryeministri Edi Rama tha nga Uashingtoni, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Bordit të Paqes në SHBA, se Shqipëria do të kontribuojë me forca ushtarake paqeruajtëse në Gaza.
Ai falënderoi presidentin Donald Trump për këtë nismë ndërkombëtare dhe shtoi se kjo nuk zëvendëson misionin e OKB-së, por nëse do i shërbente paqes në botë, atëherë sipas kryeministrit shqiptar, “Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”.
“Faleminderit që më ftuat në këtë udhëtim zoti president. Kjo tregon gjithçka se sa të kënaqur jemi që jemi pjesë e Bordit. Shumë në Evropë thonë se është përpjekje për të zëvendësuar OKB, por nuk më dukej mendoj se e zëvendëson, por nëse është diçka që e ndihmon këtë gjigant, atëherë zoti e bekoftë Bordin e paqes”, tha Rama.
Më tej ai deklaroi se Shqipëria do bëhet pjesë me forca paqeruajtëse në Gaza, për të ndihmuar fëmijët që po vuajnë si pasojë e Hamasit, sepse ata janë të pafajshmit, ashtu sikurse edhe pengjet që u morën tre vite më parë.
“Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Shqipëria do marrë pjesë me forca ushtarake në Gaza, paqeruajtëse dhe ne ftojmë edhe vendet e tjera që të kontribuojnë në gaza për të ndihmuar fëmijët në gaza, që janë më të pafajshmit, pengjet që janë më të pafajshmit e çmendurisë së Hamasit”, theksoi kryeministri.
Tony Blair në Bordin e Paqes: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Plani është që myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ta ndjejnë qeverinë në krahun e tyre
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, si pjesë e drejtimin e Bordit të Paqes, tregoi planet e misionit për vitet e ardhshme në Lindjen e Mesme, për të rindërtuar Gazën e shkatërruar nga lufta.
Blair nënvizoi se Gaza deri tani ishte qeverisur nga korrupsioni, ku kishte shumë abuzime dhe mungesë barazie.
“Gaza është drejtuar këto vite nga korrupsion. Ne kemi vendosur ta drejtojmë Gazën tani ashtu siç duhet të jetë dhe jo siç ishte, përfshi edhe qeverisjen, në të gjitha fushat, me mjedis biznesi, me mjedis arsimor, me revolucion dixhital dhe mundëson shoqërinë ta shfrytëzojë”, tha ai.
Më tej Blair tregoi se qëllimi kryesor ishte që të gjithë komunitetet fetare të përfaqësoheshin në mënyrë të barabartë dhe ta ndjenin qeverisjen e re në krah të tyre dhe jo kundër tyre.
“Prandaj do jetë pjesë e Lindjes së mesme në paqe, do jetë një angazhim ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ta ndjeni qeverinë krah jush dhe jo kundër jush”, vijoi ai.
Në fund, ish-kryeministri britanik theksoi se plani i gazës është shpresa e vetme.
“Dhe plani i Gazës është shpresa e vetme jo vetëm për Gazën, por edhe për rajonin dhe botën e gjerë”, përfundoi ai.
Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova do ofrojnë ndihmë ushtarake në Gaza! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme
Në kuadër të punimeve të Bordit të Paqes, Gjeneral Majori Jeffers amerikan deklaroi se disa vende kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar me ndihmë ushtarake në funksion të stabilizimit të situatës në Gaza.
Sipas tij, pesë vendet e para që kanë ofruar mbështetje ushtarake janë Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Maroku.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Egjipti dhe Jordania kanë ndërmarrë hapa për të forcuar angazhimin e tyre në terren, duke kontribuar në trajnimin e forcave policore.
Gjeneral Majori: 5 vendet e para kanë ofruar ndihmë ushtarake
Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani, Maroku. Egjipti dhe Jordani kanë forcuar për të trajnuar policinë. Më këto hapa të parë kërkojmë të sjellim siguri për paqe të qëndrueshme në Gaza.
“Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa në Gaza” – Trump: SHBA do të kontribuojë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes
Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke falënderuar vendet pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar se do të angazhohen me trupa ushtarake në Rripin e Gazës.Po ashtu, ai bëri me dije se SHBA do të japë 10 miliardë dollarë kontribut për Bordin e Paqes.
“Dua të falënderoj Indonezinë. Një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet. Shqipëria, Kosova, Kazakistani…të gjitha kanë premtuar për trupa për të stabilizuar Gazën.
Kanë ofruar trajnime për forcat e policisë palestineze. Mendoni kemi paqe në Lindjen e Mesme. Më parë nuk imagjinohej. Të gjithë kemi një vizion për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe terrorit.
Irani nuk mund të vazhdojë të kërcënojë stabilitetin e të gjithë rajonit. Bordi i Paqes ka dëshmuar se zbaton zgjidhje, ne kemi arritur të dalim me zgjidhje. Më pak fjalë dhe më shumë veprim. E ardhmja më e mirë mund të ndërtohet duke nisur nga këtu. SHBA do të japë kontribut prej 10 miliardë dollarësh për Bordin e Paqes.”, tha ai.
“Norvegjia ka rënë dakord të mirëpresë Bordin e Paqes”- Trump: Mendova se do më jepnin Nobelin për paqe, por nuk më duhet!
Në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, të zhvilluar sot në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Norvegjia ka rënë dakord të mirëpresë një event të rëndësishëm të këtij bordi.
Në takim ishin të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë fjalës së tij, Trump u ndal te çështjet e sigurisë globale dhe përpjekjet për stabilitet ndërkombëtar. Ai theksoi se çdo dollar i shpenzuar për paqen është një kontribut i drejtpërdrejtë për stabilitetin global.
Trump: Çdo dollarë i shpenzuar është kontribut për stabilitetin. Duam një Lindje të Mesme në harmoni. Janë njerëz të zgjuar, ndonjëherë shumë energjik. Kemi Libanin me disa probleme që po punojmë. Një më i vogël se ajo deri tani. Ti japim fund programit bërthamor të Iranit. Shumë në Europë duan të jenë anëtarë të përhershëm përgjigje shumë e mirë nga Europa. Unë vij nga Europa. Kemi marrëdhënie të mira me Europën. Kemi kreun e NATO. Norvegjia ka rënë dakord të mirëpresë një event për Bordin e Paqes. Mendova se do më jepnin Nobelin e Paqes. Nuk më duhet Nobeli i Paqes, dua të shpëtojë jetë njerëzish. Nuk dua të humbin jetë njerëzish. Siç më tha kryeministri 25 mln njerëz të shpëtuar nga konflikti Indi Pakistan.
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!
Ndërsa përmendi një sërë konfliktesh të zgjidhura prej tij Presidenti Donald Trump, përmendi edhe konfliktin me Kosovës dhe Serbisë.
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai ndërsa i drejtohej Presidentes Osmani, ndërsa shtoi: Ju po shkoni shumë mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua dhe e zgjidhim.
“Herën e fundit që isha në Kinë, presidenti atje më trajtoi shumë mirë, më organizoi një mikpritje të jashtëzakonshme. Presidentit i thashë që herën tjetër që të vij në Kinë dua një mikpritje edhe më madhështore. Pastaj punësuam Kushnerin dhe ai është i dërguari i paqes. Duke qenë se Irani tani është një çështje e rëndësishme, kemi pasur bisedime me ta, ende nuk kemi arritur një marrëveshje.
Duhet të kemi një marrëveshje, përndryshe do të ndodhin gjëra të këqija. Kosova–Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, u shpreh Donald Trump.
Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Washington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë. Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, Seanca u çel me fjalën mirëseardhëse të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti Trump për Presidenten Vjosa Osmani: “Po bëni një punë të shkëlqyeshme!”
Presidentja Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në inaugurimin e Bordit të Paqes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marr lëvdata nga Presidenti Donald Trump për punën e saj.
Gjatë fjalimit të tij para liderëve botërorë Trump i është drejtuar Osmanit duke i thënë se po bën një punë të shkëlqyeshme.
“Po bëni një punë të shkëlqyeshme!”, ka deklaruar Trump.
Mblidhet Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në takimin e Bordit të Paqes teksa është realizuar edhe fotoja familjare. Trump shtrëngoi duart me liderët, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani.
Faza e parë e planit të Trump për Gazën përfshinte një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit, i cili është respektuar pjesërisht, një rritje të ndihmës humanitare pavarësisht kufizimeve të vazhdueshme izraelite, si dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe mijëra palestinezëve në burgjet izraelite.
I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim.
Presidenti amerikan Donald Trump shtrëngon duart me Ramën
Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte. Nuk dihet nëse vendi ynë ka kontribuar me ndonjë shumë dhe as shifra lidhur me vendet e tjera, pasi do të jetë vetë Trump që do t’i shpallë, sipas postimit të tij në Truth Social. Deri më tani, dihet që në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare.