Nis mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, pamjet e para nga liderët pjesëmarrës
Ka nisur në Uashington mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes. Pamjet e para të publikuara tregojnë foton familjarëve të liderëve që përfaqësojnë vendet pjesëmarrëse në këtë bord.
Takimi do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes, të cilin Trump e ka riemëruar së fundmi sipas emrit të tij. Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili është i shoqëruar nga ministri Ervin Demo.
Përveç Trump, pritet të flasin të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë kohë nga dy minuta sipas mediave të huja.
Të pranishëm në takim do të jenë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhëndri i Trump Jared Kushner.
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë Nickolay Mladenov.
Gjithçka gati për Bordin e Paqes, del fotoja nga salla e mbledhjes
Për pak minuta pritet të nisë mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes në Uashington. Pamjet e para të publikuara tregojnë sallën e takimit ndërsa pritet mbërritja e liderëve botërorë dhe presidentit Donald. Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili është i shoqëruar nga ministri Ervin Demo.
Vendet si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca kanë refuzuar ftesën e Trump duke shprehur dyshime për mënyrën e funksionimit të Bordit dhe mundësinë që ai të rivalizojë Kombet e Bashkuara. Në bord nuk ka përfaqësim palestinez, ndërsa Izraeli mban një vend.
Ky bord i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump është për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Presidenti Trump njoftoi para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për përpjekjet e rindërtimit të Gazës, një pjesë e vogël krahasuar me 70 miliardë dollarët që nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar nga dy vite konflikt.
Kryeministri Rama në Washington: Rrugës për takimin e parë të Bordit të Paqes
Këtë të enjte, në Uashington, mbahet takimi i parë i Bordit të Paqes, struktura e re ndërkombëtare e udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump, e cila synon mbikëqyrjen dhe stabilizimin e rajoneve pas konflikteve, përfshirë Gazën.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë takim nga ministri Ervin Demo, i cili ka ndarë imazhe nga udhëtimi në rrjetet sociale.
“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”, shkruan Demo.
Pjesëmarrja e zyrtarëve shqiptarë në këtë forum ndërkombëtar nënvizon përpjekjet e vendit për të qenë pjesë aktive në proceset e paqes dhe stabilitetit global.
Bordi i Paqes, mbërrijnë liderët pjesëmarrës në Washington
Këtë të enjte në Washigton do të zhvillohet ceremonia zyrtare e themelimit të Bordit të Paqes nga vendet e anëtare. Pjesëmarrës në këtë takim do të jetë dhe Kryeministri Edi Rama si anëtarë themelues i Bordit të Paqes në cilësinë e përfaqësuesit të Shqipërisë.
Sipas axhendës, kryeministri Edi Rama do të mbërrijë me del delegacionin shqiptar në orën 7:15 sipas orës lokale. Në orë 08:40 do të zhvillohet fotoja familjare dhe më pas në orën 09:00 fillon mbledhja. Sipas orës shqiptare mbledhja nis në orën 15:00.
Axhenda e Bordit të Paqes
7:15 arrivals – që korrespondon me kohën kur mbërrin KM Rama dhe delegacioni shqiptar
Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes
Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”
08:40 – Foto familjare
09:00 – Fillon mbledhja
Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara.
Trump mbledh sot Bordin e Paqes, pjesëmarrës edhe Vjosa Osmani dhe Edi Rama
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbledh sot Bordin e Paqes, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të dhjetëra vendeve që i janë bashkuar këtij Bordi, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Do të jetë takim inaugurues, që do të vë theksin te rindërtimi dhe krijimi i një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën e shkatërruar nga lufta.
“Kemi liderët më të mëdhenj në botë që po i bashkohen Bordit të Paqes. Mendoj se ka mundësinë të jetë bordi më me ndikim i krijuar ndonjëherë””, u ka thënë Trump gazetarëve këtë javë.
Bordi është iniciuar si pjesë e planit me 20 pika të Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë. Por Trump po synon që të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën.
Të mërkurën pasdite, Presidenca e Kosovës citoi presidenten Osmani të ketë thënë se “Kosova mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin e vet kryesor, SHBA-në, dhe me Bordin e Paqes "për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”.
Trump do të kryesojë takimin e parë të Bordit të Paqes
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kryesojë takimin e parë të Bordit të Paqes të enjten, i cili do të merret me çështje të pazgjidhura për të ardhmen e Gazës.
Takimi pritet të përfshijë përfaqësues nga mbi 45 shtete. Çarmatimi i militantëve të Hamasit, madhësia e fondit për rindërtimin dhe shpërndarja e ndihmës humanitare për popullsinë e Gazës.
E cila ka vuajtur nga lufta, janë disa nga temat që mund të vënë në provë efektivitetin e bordit në muajt e ardhshëm, sipas Reuters.
Trump do t’i drejtohet këtij grupi në Institutin Amerikan të Paqes Donald J. Trump në Uashington, një ndërtesë që presidenti e ka rinemuar, dhe do të njoftojë se shtetet pjesëmarrëse kanë grumbulluar 5 miliardë dollarë për fondin e rindërtimit.