Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit

Bota

Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit

Më: 26 prill 2026 Në ora: 08:49
Foto nga takimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur i tronditur nga atentati kundrejt presidenti amerikan, Donald Trump gjatë darkës së korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një postimi në Facebook, Netanyahu përgëzoi punën e shpejtë të Shërbimit Sekret Amerikan, ndërsa uroi shërim të shpejtë për agjentin e plagosur.

“Sara dhe unë u tronditëm nga tentativa e vrasjes së Presidentit Donald Trump mbrëmë në Uashington, DC.

Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe Zonja e Parë janë të sigurt dhe të fortë. Ne i urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë agjentit të plagosur dhe përshëndesim Shërbimin Sekret Amerikan për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar kryeministri izraelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat